Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër rast të denoncuar nga qytetarët në emisionin “Stop” në Tv Klan. Merita Kapri ka blerë një tokë dhe ka kaluar në llogarinë e noteres 14 milionë Lekë, por prej 5 muajsh nuk ka marrë certifikatën e pronësisë. Vëllai i saj, Erion Buzo ka të njëjtin problem për një kontratë shkëmbimi.
Prej muajsh ata udhëtojnë nga Pogradeci për në Fier duke kërkuar noteren Anila Haxhiu por pa asnjë sukses dhe çështja vetëm është zvarritur.
Të dy, motër e vëlla, telefonohen nga ish-bashkëshorti i noteres, Iliri, i cili shprehet, se procedurën e ka bërë, por nuk e firmos ai “legeni”, drejtori i ASHK-së, Arben Vojo.
Qytetarja: Po ça të bëjmë, ja erdhëm, u bë tërë ato herë!
Qytetarja: Çfarë u bë me atë certifikatën se për atë kam ardhur.
Ilirjan Ymeri: E di! Ajo mund të na vijë edhe sot, se isha atje unë. E kam bërë gati. Do vënë edhe firma e legenit, për të drejtorit. E mund të vijë dhe sot. Po nesër s’i shkulem unë, se më tha mua do ta nis, do ta nis. Nesër s’i shkulem unë, do t’i rri në zyrë.
Qytetarja: Nuk bën sens më, jemi lodhur shumë, po vete muaji i gjashtë.
Ilirjan Ymeri: E di, e di! Ti ku je, ktu ti, apo je në Fier, apo je atje?
Qytetarja: Po këtu në Fier jam.
Qytetari: Erdhi motra sot këtu në Fier se ti i kishe thënë atij Çelos që Enit merrini certifikatën. Kjo dyshon në seriozitetin tuaj tani, kupton?
Ilirjan Ymeri: Jo ore ti e ke 1 milionë përqind të sigurtë o… Çfarë muhabeti bën ti?! 100% të shikosh mesazhet, që i kam shkruajtur unë asaj të hipotekës, shefes sot.
Ilirjan Ymeri: Po nesër nuk i ndahem zyrës, se më ka dhënë llafin, që do t’i nis që sot ai, po unë nuk i ndahem nesër.
Qytetarja: Janë 14 milionë e 600 mijë, i kaluan asaj apo jo se dhe ajo s’na ka lënë rehat.
Ilirjan Ymeri: Jo, jo janë në llogarinë e noterit akoma ato. Të vijë certifikata, pastaj do ia japim.
Qytetari: Po pse nuk vijnë certifikatat ku është problemi se me rregull brenda 21 ditëve duhet të vijnë ato.
Ilirjan Ymeri: Ore e ka specialisti, që atë ditë që të thashë unë, s’e ka firmosur drejtori. Dhe nesër do i vete atje dhe s’i lëviz, dhe s’i lëviz, s’i dal nga zyra.
Qytetarja: Ti e di vetë, kam ardhur çdo dy javë aty te ti.
Ilirjan Ymeri: E di tani thashë edhe një herë, nuk i shkulem unë drejtorit nga tavolina. Dakord?/ tvklan