“Krimi i mirëmenduar”, policia: Vrasja e babait ndodhi më 10 shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që u zbulua në Durrës, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u gjet i varrosur në oborrin e shtëpisë dhe si autor të ngjarjes janë vënë në pranga tre fëmijët e tij, vajza dhe dy djemtë.

Drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita ka zbuluar rolin e 19-vjeçares, Hygerta Meta, e cila e pranoi e para krimin, duke mos ndarë shumë të dhëna për shkak të hetimeve që janë në vazhdim.

“Edhe 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje dhe dihet që arsyeja ka qenë konflikti që kjo dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë pasur me babain.

Nuk është një konflikt i çastit, është një ngjarje që familjarët e kanë mirëmenduar.

Ekzekutorja e ka pranuar akuzën dhe ka shpjeguar rolin që ka pasur. Motra në momentin e parë e ka pranuar që e ka kryer ajo këtë krim të rëndë, por hetimet e thelluara bën që ne të vazhdojmë pasi ajo mori përsipër të gjithë krimin. Është vërtetuar nga mjekësia ligjore dhe data e vrasjes ishte 10 shkurt, dita kur u zhduk”, tha Hita/kb

Të fundit

Tiranë/Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, 2 të arrestuar, nën hetim shoku i tyre

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin policor...

Papa Leo XIV kthehet në pallatin ku jetonte, përshëndet njerëzit dhe bën fotografi me ta

Papa Prevost ka bërë daljen e tij të parë surprizë: ai u kthye për të përshëndetur njerëzit në Palazzo del Sant'Uffizio ku jetonte. Papa...

Kryetari i PS në Lezhë reagon ndaj akzuave për shit-blerje votash: PD po shpif!

Krytari i Partisë Socialiste në Kurbin, Benard Palaj, ka dalë në një deklaratë për mediat dhe ka reaguar në lidhje me pretendimet e PD-së...

PS dhe PD mbyllin sot fushatën elektorale! Ja mesazhi që përcjellin Rama dhe Berisha

Pas një muaji qytet më qytet, ku kanë prezantuar platformat dhe programet e tyre partitë politike mbyllin sot fushatën elektorale. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike...

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik/ Sot seanca e 13-të për konstituimin

ër të trembëdhjetën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Lajme të tjera

Web TV