‘Më ka imituar emisionin!’ Ilnisa shpërthen në ofendime të rënda për Ledjonën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilnisa, gjatë një bisede me Eglën dhe Vesën në sfidën e rezistencë, ka shpërthyer në ofendime me gjuhë përçmuese dhe denigruese ndaj Ledjonës.

Ajo ka thënë se ‘i ka imituar emisionin’, ‘është e zezë’, ‘vetëm mbetje nxjerr nga goja siç është vetë’, etj.

Ilnisa: E pe si ma hodhi tymin në fytyrë kështu, si veprime gangsterësh. Kjo vetëm kur sheh ekstremin e vuajtjes së një gruaje, është shumë e ligë, shumë e zezë. Të qeshë dhe të përqeshë me vuajtjet e atyre grave, mund të çohet një komb i tërë në këmbe. Qeshi dhe përqeshi, e shoh ca veprimesh bën përditë. Unë nuk e llogaris fare. Ky është modeli i gruas shqiptare? Nuk ja kam kthyer fare, ka dy javë. Ku bën muhabet ajo me mua. Është aq e zezë del në pah vetëm duke përdorur fjalët më të ndyra vetëm për tu vënë re. Injorante. Gjithë Shqipëria e di kush jam unë, në Ballkan dhe në Europë. Filloj të shes mend unë? Ajo është figura më e papasur këtu. Qëkur hyri ditën e parë, unë e shikoj duke u kacavjerrë pas një talenti që nuk e ka, një talent të bën njeri, del e flet në emër të gjithëve.

Vesa: Unë nuk kisha folur në atë gjuhë.

Ilnisa: E di ca ka thënë ajo, ceku dhe profesionin tim, Ledjona. Këtë gjë ja kam lënë publikut, a e pe ca gjestesh bën. Çfarë mund të thotë ndonjë gjë të mençur, veçse të vëri mbeturina në gojë, nxjerrë vetëm mbetje nga goja, siç është vet. Nuk e kam parë të logjikojë dhe arsyetojë. Ka ardhur në Big Brother, është vaj medet. Mjerë për atë, mjerë për mendjen që pretendon se ka. E kam lënë të fyej dhe të thotë kaq shumë gjëra, janë të tjerë që vendosin jashtë. Ajo po ja çjerr vetes maskën me ato pisllëqet. Ajo duhet futur në açen nga goja se është me e zezë se këto perdet këtu. Është vërtetë njeri i lig. Unë atë nuk e njoh, imitoi formatin tim të emisionit dhe kaq. Bënte çdo gjë që bëja unë emision. Mori formatin e përshtati, më ka idhull. Nuk i besohet që është në shtëpi me mua. Jam qasje tjetër unë ç’punë kam me të unë./E.Ç

Të fundit

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Lajme të tjera

Web TV