Mjekët e QSUT realizojnë ndërhyrjen e rrallë kardiokirurgjikale, Rama: Rast suksesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët e QSUT-së kanë realizuar për herë të parë në Shqipëri një ndërhyrje të rrallë kardiokirurgjikale. Ndërhyrja është realizuar duke riparuar valvulën e aortës me unazë sub koronare sipas metodës Lansac. Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama në Facebook, teksa e cilëson një rast suksesi.

“Rast Suksesi. Ekipi i mjekëve të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT ka finalizuar me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale mjaft komplekse, nëpërmjet një metode shumë efikase: riparim i valvolës së Aortes me unazë sub koronare sipas metodës së Lansac. Ajo që e bën të rrallë është se kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar për herë të parë në Shqipëri”, shkruan kryeministri Rama.

Mjeku Klodian Krakulli thekson se kjo teknikë inovatore është realizuar në katër pacientë dhe rezultatet deri më tani kanë qenë të mrekullueshme. Ndërsa mjeku Altin Veshti shtoi se kjo teknikë bën që pacienti të ketë valvulën e vet, të qëndrojë më pak në spital si edhe ul gjithashtu edhe koston e ndërhyrjes.

“Valvula e aortës është një kirurgji sfiduese sepse nga vetë anatomia valvula e aortës është më komplekse. Neve kemi realizuar një teknikë inovative që quhet riparimi i valvulës së aortës sipas teknikës së rimodelimit, e përforcuar me një unazë nënvalvulare. Teknika operatore është sfiduese por për fat të mirë ne kemi tentuar ta realizojmë këtë teknikë në 4 pacientë dhe deri tani rezultatet i kemi pasur të mrekullueshme,” theksoi doktori Klodian Krakulli.

“Kjo shkurton ditëqëndrimin e pacientit, kursen vendosjen e një valvule mekanike në pacientët e rinj dhe ul kostot e ndërhyrjes dhe acienti bën jetë normale me valvulën e vet. Kjo është diçka shumë e re që bëhet për herë të parë në kardiokirurgjinë shqiptare dhe ne do ta vazhdojmë përsëri këtë metodë që pacientët e rinj të kenë valvulat e tyre dhe të mos përdorin valvula mekanike ose biologjike“, u shpreh mjeku Altin Veshti.  /   S.M

Lexo edhe :  I ra sipër masivi i kromit, familjarët e 29-vjeçarit kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Të fundit

“Njëshi i Greqisë në Tiranë!”/ Berisha e mbyll fushatën me flamurin helen

Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Tiranë. Sali Berisha është shfaqur në krah të Chris LaCivita dhe një flamuri...

‘Një kryeministër i ri do të vijë…’ / Astrologia e njohur bën parashikimin e bujshëm

Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, ku shqiptarët me votën e tyre do të zgjedhin kryeministrin e ri dhe qeverinë...

PS mbyll fushatën/ Balla thirrje diasporës: Dërgoni dhe ato pak vota që kanë ngelur

Në takimin përmbyllës të Partisë Socialiste në Tiranë, Taulant Balla përshëndeti dhe falenderoi votuesit në diasporë për pjesëmarrjen e tyre të kënaqshme në zgjedhjet...

“Ferri mbi tokë”, lufta në -60 gradë celsius me mijëra të viktima, por jo nga armët

Konflikti mes Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit ka nisur që në vitin 1947, menjëherë pas ndarjes së Indisë Britanike dhe krijimit të...

Manastirliu: 11 maji, ditë historike! Tirana ka folur përmes fuqisë së grave dhe vajzave

Manastirliu ftoi të gjithë të rinjtë që zgjedhjet e së dielës të votojnë Partinë Socialiste. Më tej u shpreh se Tirana ka folur përmes fuqisë...

Lajme të tjera

Web TV