“Nuk e ka ekzekutuar vajza”/ Karamuço nxjerr detaje nga vrasja e 50-vjeçarit në Durrës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nuk mund të jetë kryer nga vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Karamuço u shpreh se vrasja është kryer në bashkëpunim dhe nuk ka ndodhur në kasolle, por brenda banesës.

Sipas ekspertit, policia duhet të verifikojë celularët e familjarëve, shenjat e gjakut si dhe kush e lëvizi automjetin e viktimës.

Që në momentin e parë qe kemi marrë informacionet e para, është se dyshohet për krim brenda famljes, është vrasje në bashkëpunim, me shumë gjasa ka ndodhur brenda banesës. Mund të ketë ndodhur për motive të dobëta, me paramendim.

Mund të ketë qenë një zënkë e momentit që ka shtuar edhe agresivitetin e anëtarëve të tjerë të familjes. Menjëherë ka qenë reagim i beftë, e kanë goditur, e kanë transportuar së bashku në një vend të sigurt. Cilët persona kanë qenë në banesë, Duhen parë rrobat e anëtarëve të familjes në banesë. Jo domosdoshmërisht faktrorët plotësues që mund t’i gjenden vajzës, mund të ketë qenë ajo që ka shtënë me pistoletë. Do verifikuar se kush e ka zhvendosur makinën përmes kamerave të sigurisë.

Ajo që unë kam dëshmuar, se vrasja është bërë diku tjetër, dhe groposja diku tjetër, është fakti që personat kanë vendosur ta bëjnë brenda në banesë. Një armë e tillë përthithet shumë dhe nuk dëgjohet shumë në distancë. Groposja miund të jetë bërë gjatës natës. Duhen parë vrimat hyrëse dhe dalëse të plumbave.

Nëse nuk ka gjurmë, duhet të kthehemi në banesë. Kjo po hetohet nga policia, patjetër. Do dalin persona të tjerë. Kjo nuk është vrasje e kryer nga një femër. E gjithë dinamika e ngjarjes është e tillë, që duhet parë edhe kufoma. Duhen kontrolluar edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Arma nuk përdoret shumë nga femrat. Flitet për një ekszekutim sesa për një vrasje. Është diçka e kryer nga dikush që e njeh armën. Janë veprime që nuk i shkojnë në mend një personi të tillë. Mbase nga një urrejtje nga ajo padrejtësi që i ka ndoidhur nga babai, për të shpëtuar nënën, djemtë. Ajo ka qenë në vendngjarje, patjetër, Ajo ka parë se çfarë ka ndodhur”, theksoi ai./   S.M

Të fundit

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë, dhuna po shtohet!

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune...

Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që...

Lajme të tjera

Web TV