Pandemia e vetmisë: Duhen fajësuar rrjetet sociale?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E mira kryesore që kanë rrjetet sociale në jetën tonë është fakti që mund të na lidhin me njerëzit në të gjithë botën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, por kanë edhe një të keqe të madhe që lidhet me “epideminë e vetmisë”.

Kjo lloj vetmie ka ndërhyrje më të gjera për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Nuk është e vështirë të kuptosh se si ajo çon në depresion, një problem në rritje në të gjithë botën. Tek të rriturit e moshuar, vetmia rrit rrezikun e zhvillimit të demencës, ndërhyn në aftësinë e tyre për t’u kujdesur për veten dhe rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Vetmia lidhet edhe zvogëlimin e jetëgjatësisë. Tek adoleshentët dhe të rinjtë, vetmia rrit gjasat për dhimbje koke, dhimbje stomaku, shqetësime të gjumit dhe përdorim kompulsiv të internetit.

Sipas një studimi të realizuar nga BBC, gjysma e popullsisë në Britani pranon se ndihet e izoluar në një pikë të jetës. 7% e grave raportojnë se ka një ndjesi kronike vetmie. Sudimi, gjithashtu, tregon se gratë janë më të prirura për të pranuar se kanë ndjerë vetmi.

Studimet më të hershme për këtë temë flisnin për prekje më të gjerë nga pandemia e vetmisë te moshat më të mëdha, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe të rinjtë janë më të prirur për të përjetuar të njëjtën ndjesi, akoma më të theksuar, aq sa ndikon në ndërveprimin me njerëzit.

Psikoterapistët e shpjegojnë lidhjen e ngushtë që kanë njerëzit me rrjetet sociale duke theksuar se prezenca online është një maskë e secilit ku tregohen vetem momentet e lumtura dhe kërkohet validim për gjithçka që postohet, duke nxitur një sërë faktorësh negativ emocionalë.

Lexo edhe :  Meta heq filtrat e bukurisë në Instagram, ja data e fuqizimit të vendimit

Psikologët konfirmojnë se sado pozitive të jenë shkëmbimet në rrjete sociale, asgjë nuk zëvendëson ndërveprimin real njerëzor. Thënë kjo, gjysma e mbi 3,000 njerëzve të pyetur nga “Pernod Picard”, ka pranuar se marrëdhëniet e tyre me miqtë janë bërë sipërfaqësore prej ndikimit nga rrjetet sociale.

Psikologët theksojnë se vetmia prek çdo fushë të jetës dhe ndalon rrjedhën normale të saj, pavarësisht moshës. Ata bien në një mendje kur thonë se rrjetet sociale janë flluska që e ushqen vetminë dhe që merr në kontroll jetën e shumë personave, sepse në nivel praktik mund të mbushë mendjen me material virtual që ushqen ndjesitë e dëshpërimit dhe izolimit aq shumë saqë bëhet e vështirë të dalësh prej tyre./E.Ç

Të fundit

‘PD është bërë një parti shpifësish!’/ Çupi: E kanë kthyer në mision!

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi është paditur nga ish-drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj për veprat penale “shpifje” dhe “fyerje”. Këtë të hënë...

Padi Berishës pasi e mbrojti në gjyq, GJKKO pushon gjyqin e nisur nga avokatja Teororesku

Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë padinë për “shpifje” të avokates Valentina Teodoresku kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha. Teodoresku është avokatja, që e caktuar kryesisht nga...

Norvegjia gati të kthehet 100% ekologjike!/ Një e treta e makinave tashmë elektrike

Norvegjia është lideri botëror për përdorimin e makinave ekologjike, vitin e kaluar 9 nga 10 makina të shitura ishin elektrike. Për më shumë se 75...

U mposht nga Usyk, ish-kampioni i botës Tyson Fury njofton tërheqjen nga Boksi

Boksieri britanik i peshave të rënda, Tyson Fury, ka thënë se po tërhiqet nga sporti. Sipas mediave të huaja, ish-kampioni i botës 36-vjeçar u shfaq...

Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”

Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin...

Lajme të tjera

Web TV