Edmond Tupja: Shqipja rrezikon zhdukjen si latinishja dhe greqishtja e lashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja deklaron se gjuha shqipe është një nga 3 gjuhët më të vjetra. I ftuar në “ Mes dy botëve” të Helidon Halitit në RTSH, Edmond Tupja jep alarmin e zhdukjes së gjuhës sonë si pasojë e globalizimit. “Shqipja është një gjuhë shumë më e vjetër. E kanë thënë gjuhëtarë të paanshëm. Edhe në revista shkencore thuhet që 3-4 ishin gjuhët më të vjetra, sepse të jep çelësin për gjuhët indovropiane. Të ndihmon që t’i të kuptosh dhe për gjuhë të kaluara që janë zhdukur.

Gjuha shqipe është shumë më e vjetër, e treta në botë për gjuhët indoevropiane, por të bësh debate për këtë dhe të harrosh ku po shkon sot gjuha shqipe?! Luftoni për origjinën, po kryesorja është ku po shkojmë? Po vdesin fjalët shqipe. Nuk thotë më njeri “u tremba”, “u frikësova”, por “u intimidova”. Ka plot fjalë në shqip, flalë që vdesin. Do bëhemi si latinishtja, greqishtja e vjetër nuk do të na flasë njeri”, thotë ai.
Për profesorin e njohur, globalizimi është një nga shkaktarët e rrezikimit të gjuhëve, mes së cilës edhe asaj shqipe. “Shqipja nuk është gjuhë e lehtë, as gjermanishtja se janë lakimet. Por ne po i zhdukim lakimet.

I marrim dhe i përdorim fjalët pa lakuar. Si është e mundur është pasuri, gjuhët e vjetra e kanë lakimin. Popujt më qëndrestarë e kanë këtë. E dyta po ikin strukturat e gjuhës shqipe. Kanë filluar thonë nën ndikimin e anglishtes “This is not true”. Kjo është jo e vërtetë. Po nuk është shqip. Shqip thuhet “Kjo është e pavërtetë”, “Kjo është e rremë”. Këta i flakin në koshin e plehrave. Ccfarë do bëhet me Shqipërinë? globalizimi është zhdukja e kulturës dhe e zakoneve. Marksi e thoshte: “Internacionale do të jetë bota e re”, “Globale do të jetë bota e re”,- thotë Soros”, nënvizon përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja.

Lexo edhe :  Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Mes humorit, Edmond Tupja nuk heziton që të nxjerrë në pah dhe një tipar të shqiptarëve. “Këtë e kam dëgjuar nga goja e Fatos Lubonjës kur fiste për mercenariatin e shqitarëve. Mbretëria e Katerinës së Dytën ë Rusi u përball me disa fise mongole. Trupat ruse u nisën për luftë dhe kishin edhe mercenarë, ndër të cilët dhe kryesisht mercenarë shqiptarë. Mbaroi lufta të cilën e fitoi Caresha dhe i thotë truprojës: -Shko më sill prijësit e mercenarëve”.
Shkoi ai i solli. Ajo i pa, i numëroi dhe tha mungon një. Kush mungon? Shqiptari? Ik i tha ma sill këtu. Shkoi atje dhe u kthye i tronditur.
-Ku e ke prijësin? Ata po grinden se secili e quan veten prijës”, deklaroi shkrimtari Edmond Tupja./O.S

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV