Republikanët votojnë në Karolinën e Jugut, Trump përballë Haley me një avantazh masiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karolina e Jugut do të votojë sot për të zgjedhur kandidatin republikan që do të sfidojë Presidentin Biden në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë. Gara zhvillohet mes ish ambasadores në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley dhe ish Presidentit Donald Trump. Haley është zotuar se do ta vazhdojë betejën e saj pavarësisht rezultateve në shtetin e saj. Sondazhet tregojnë se ish Presidenti Donald Trump kryeson në këtë shtet me një epërsi prej mbi 30%.

Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut thotë para mbështetësve të saj se ajo është një zgjedhje më e mirë se sa Donald Trump-i për të mundur Presidentin Biden dhe fituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.

“Kemi nevojë për dikë që mund të shërbejë tetë vjet me radhë dhe të përqendrohet tek puna që duhet bërë për të ofruar zgjidhje për popullin amerikan”, tha zonja Haley gjatë një tubimi.

Në këtë qytet bregdetar, votuesit thonë se janë të shqetësuar lidhur me forcimin e kufirit amerikan dhe se zonja Haley është zgjidhja më e mirë për ta bërë këtë.

 

 

“Ajo e di se çfarë mendojnë armiqtë dhe aleatët tanë. Ndoshta do të ishte në pozitën më të mirë për të biseduar me presidentin e Meksikës. Në rast të kundërt, ajo do të dinte çfarë të bënte për të mbajtur emigrantët jashtë vendit tonë”, thotë Kat Loftus, votuese në Karolinën e Jugut.

Ish ambasadore në Kombet e Bashkuara gjatë administratës së Presidentit Trump, zonja Haley thotë se zoti Trump po i dëmton Shtetet e Bashkuara në skenën botërore me mbështetjen e tij për Vladimir Putinin.

“Donald Trump është në anën e Putinit. Rreth gjysmë milion njerëz janë plagosur ose vrarë për shkak të agresionit të Putinit ndaj Ukrainës. Trump është në anën e një diktatori që vret kundërshtarët e tij politikë. Trump është në anën e një tirani që i arreston gazetarët amerikanë dhe i mban peng”.

Lexo edhe :  Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Por zonja Haley renditet pas zotit Trump në të gjitha sondazhet në shtetin e saj. Sipas një ankete të javës së kaluar nga “USA Today” 63% e votuesve në Karolinën e Jugut e mbështesin ish presidentin. Në fillim të javës Zoti Trump tha për kanalin televiziv Fox News se po mendon për përzgjedhjen e nënpresidentit.

“Në rast se ndodh diçka, duhet të kemi dikë që do të jetë një president i mirë”, tha zoti Trump.

Votuesit në Karolinën e Jugut thonë se përvoja e mëparshme në Shtëpinë e Bardhë e bën zotin Trump një zgjedhje më të mirë.

“Pavarësisht nga politika dhe çfarë mendojnë njerëzit për të, ai ishte një biznesmen i mirë dhe i tërheq njerëzit”, thotë Paul Crakeel, votues në Karolinën e Jugut.

Zonja Haley është alternativa e vetme për votuesit republikanë që janë të shqetësuar mbi mundësinë e zgjedhjes së zotit Trump.

“Të gjithë mendojnë se ai do të sjellë ndryshime, por ai e kishte mundësinë më parë dhe nuk bëri ndryshime”, thotë Tee Miller, votues në Karolinën e Jugut.

Zonja Haley ka thënë se do ta vazhdojë garën deri më 5 mars, në atë që njihet si Super e Marta, ku pesëmbëdhjetë shtete do të mbajnë zgjedhje paraprake për të zgjedhur kandidatin republikan për president.

“Nuk mendoj se do të tërhiqet. Do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse ajo do të humbiste në Karolinën e Jugut. Besoj se ajo ka një mundësi më të mirë në vjeshtë për të fituar”, thotë votuesi Chris Cykoski.

Votuesit në Karolinën e Jugut hedhin votën këtë të shtunë për të zgjedhur kandidatin republikan për president./ VOA/kb

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV