Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas një fitoreje masive ndaj Nikki Haley në Karolinën e Jugut, raporton BBC.
Ish-presidenti fitoi ndaj kundërshtares së tij me një diferencë prej 20 pikësh, fitorja e tij e katërt radhazi.
Trump nuk e përmendi rivalen e tij teksa festoi, duke vënë në vend të tij zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Kjo do të jetë një ndeshje e mundshme me pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne do ta shikojmë Joe Biden drejt në sy,” u tha ai mbështetësve disa minuta pasi mediat amerikane e projektuan atë si fitues të shtunën mbrëma.
“Ai po shkatërron vendin tonë – dhe ne do të themi ‘dil Xho, je pushuar nga puna”, u shpreh ai më tej.
Haley, e cila dikur shërbeu si një guvernatore popullore me dy mandate e Karolinës së Jugut, e përgëzoi kundërshtarin e saj për fitoren në fjalimin e saj.
Ajo u zotua të qëndrojë në garë, megjithatë, duke thënë se afërsisht 40% e votave që ajo mori ishte “nuk ishte ndonjë grup i vogël”./e.t