Zërat mbi divorcin: Reagon Fedez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit kanë qenë të nxehta dhe tema kreysore në showbiz-in italian ka qenë dilema për një ndarje mes Fedez dhe Chiara Ferragni-t.

Mediat nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kërkimi për të vërtetën dhe një gazetar e ndaloi Fedez në rrugë për ta pyetur para kamerave.

Michel Dessi, e pyeti drejtpërdrejt nëse lajmet për divorcin janë të vërteta dhe përgjigja e Fedez sërish ishte e paqartë.

“Si mendon ti? Edhe nëse do ishin të vërteta kujton se do vij të t’i them ty? Ka sens për ty që të vij dhe të të tregoj problemet e mia personale. Ti mendon se do luaj me fëmijët e mi publikisht? Ti si do përgjigjeshe nëse do të thoja si i ke punët me gruan tënde?” tha Fedez i irrituar.

Intervista u bë virale menjëherë dhe detaji që nuk i shpëtoi publikut ishte fakti që Fedez nuk kishte unazën e martesës në gisht, duke shtuar kështu më shumë dyshimet për vërtetësinë e lajmit. Nga ana tjetër, shmangia e pyetjes është konsideruar po ashtu si konfirmim./E.Ç

Të fundit

BE ‘shuplakë’ Kurtit: Veprimet e qeverisë po minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Bashkimi Europian ka reaguar sot fuqishëm ndaj Prishtinës zyrtare, duke e cilësuar si “qeveri në largim” Albin Kurtin dhe...

Zbulohen emrat e Sunny Hill, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin! Pjesë e turnet të albumit “Radical Optimism”...

Laç / Përplasen dy makina, një nga drejtuesit transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e...

Rama dhe Macron vizitojnë Piramidën, inspektojnë shkollën franceze të kodimit

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, të shoqëruar edhe nga stafet e tyre përkatëse, në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të...

VIDEO: PD harron me kë e ka “betejën”, kapet me gazetarët

Deputetët e Partisë Demokratike duket se harruan me kë e kanë betejën e tyre politike dhe në protestën e së premtes u sollën ashpër...

Lajme të tjera

Web TV