“Unaza inteligjente” që do të monitorojë rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samsung prezantoi një produkt të ri në kategorinë e pajisjeve.

Unaza Galaxy e Samsung do të jetë një pajisje e veshur me veçori që do të monitorojnë shëndetin e përdoruesit. Këto përfshijnë rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin, ndërsa unaza inteligjente pritet t’u japë përdoruesve një rezultat gatishmërie për ditën e tyre, tha një ekzekutiv i kompanisë për CNBC.

Me pak fjalë, pajisja e re e Samsung ofron kryesisht disa funksione që ekzistojnë tashmë në orët inteligjente, por në një formë më elegante.

Kreu i ekipit të shëndetit dixhital të Samsung, Hon Pak, foli për përpjekjen e parë të kompanisë në unazat inteligjente, si dhe mendimet për një abonim në aplikacionin ‘Samsung Health’ dhe vizionin për një ‘trainer’ të asistuar nga AI.

Ai tha se unaza është e pajisur me sensorë që mund t’i ofrojnë përdoruesit matje të rrahjeve të zemrës, ritmit të frymëmarrjes, sa shumë lëviz gjatë gjumit dhe sa kohë i duhet një personi që të bjerë në gjumë pasi të jetë në shtrat.

Sakaq, shtoi se Galaxy Ring do t’i japë përdoruesit një “rezultat vitaliteti” i cili “mbledh të dhëna rreth gatishmërisë fizike dhe mendore për të parë se sa produktivë mund të jenë”./E.Ç

Të fundit

Vajza e Giorga Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni,...

‘Nena ime është komuniste dhe ulërinte kundër të pasurve’/ Rrëfimi i veçantë i De Rossit:

Daniele De Rossi flet për herë të parë pas shkarkimit të papritur nga Roma, duke zbuluar emocionet, zhgënjimet dhe planet e tij për të ardhmen....

Çfarë ndryshojnë sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Nga Todd Prince, REL Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...

E papritur: Chiara Ferragni nga miliardere, tani drejt falimentit?

Dyqani i Chiara Ferragni, i vendosur në Via del Babuino 152 në zemër të Romës, ka ndërprerë zyrtarisht aktivitetin. Vendimi u bë publik nga...

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Rreth 250 milionë bletë u liruan pas përmbysjes së një kamioni në shtetin amerikan të Uashingtonit të premten, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime...

Lajme të tjera

Web TV