Arrestimi i Denis Bajrit/ Gazetari: Njeriu besnik i Behar Bajrit do lirohet për 40 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Top Talk, gazetari tha se ai është arrestuar në Dubai bashkë me dy persona të tjerë, por pritet të dalë shumë shpejt sipas rregullave atje. Ai tha se Shqipëria e ka të vështirë të marrë të shumëkërkuarit që ndodhen në Dubari, pavarësisht përpjekjeve për marrëveshje.

“Emri i vërtetë është Denis Vaso. Djali ish-futbolistit të famshëm të Vllanisës dhe Kombëtares Millan Vaso, një futbollist shumë i mirë prandaj si gazetar sporti e mbaj mend. Më mbrapa e ka bërë mbiemrin Brajoviç. Është shpallur në kërkim nga operacioni ‘Metamorfoza’. Është kapur në zonën e Xhamllikut nga Renea bashkë me Safet Bajrin. Njeriu më besnik i Behaj Bajrit, si njeriu që ka kryer ekzekutimin e Gjin Ndojit dhe nga ai moment është shpallur në kërkim.

Një pjesë të kohës ishte në Shqipëri, pastaj është larguar nga vendi, është ndaluar nga bashkëpunimi me Interpol Abu Dabin. Gjatë operacionit për kapjen e Denisit janë kapur edhe dy shtetas të tjerë, njëri nga Dibra, njëri nga Lezha. Personi i kërkuar nga SPAK me vendim të Gjykatës Speciale është i arrestuar, po Shqipëria nuk ka ekstraduar asnjë nga Emiratet Arabe. Do mbahet aty, do dalë në gjykatë. Ka pasur raste që dalin edhe për 40 ditë. Në rastin konkret Denisi ka për të qëndruar derisa Gjykata të vendosë që ky lirohet nga burgu, do jetë gjithmonë në mbikëqyrje. Tentativa që po bën Shqipëria është përpjekje, por asnjë vend i botës nuk ka marrëveshje ekstradimi, prandaj është kthyer në parajsë penale dhe fiskale. Shqiptarët janë vetëm sa një pikë uji atje. Nuk kam parë ndonjë bos të krimit kolumbian të dalë në TikTok”-tha Hoxha në Top Talk.

/O.S

Të fundit

‘Tërmet’në Bashkinë Kukës/ Shkarkohen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

Në Bashkinë e Kukësit janë marrë masa drastike pas analizës së punës për periudhën Janar–Qershor 2025. Më datë 10 Korrik,...

Erdogan shpall fitoren kundër “terrorizmit” pas çarmatosjes së PKK-së

Procesi i paqes në Turqi Kurdët shpresojnë që fundi i luftës së armatosur t’u garantojë më shumë të drejta Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje...

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën. Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në...

Konflikti në Theth dhe një episod nga libri për Oso Kukën

Nga Indrit Vokshi Diçka për Thethin! Pata pyetur dikë për leje ndërtimi në tokë time. Më tha, bëjë, se s’të thotë askush asgjë, s’të vjen kush....

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë, pasi i kërkuan kupon tatimor...

Lajme të tjera

Web TV