Gjykata shtyu vendimin për “21 Janarin”, flet analisti: Do shkojë drejt Spak-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë vendosi paraditën e kësaj të marte të shtyjë seancën ku pritej të vendosej nëse hetimet për dosjen e ’21 Janarit’ do të kryehen nga Prokuroria e Posaçme apo ajo e rrethit Tiranë.

Analisti Frrok Çupi shprehet se trendi i fakteve është se dosja hetimore për këtë çështje do të shkojë drejt SPAK-ut.

Sipas tij, kjo rrjedhë e hetimeve është një operacion i guximshëm dhe mund të konsiderohet si më i vështirë, por dhe më i suksesshmi, që mund të ketë patur ndonjëherë drejtësia shqiptare.

“Kemi të bëjmë me një gjë tjetër, që të paktën gjykohet. Trendi i fakteve është se çështja do të shkojë në SPAK. Kjo do të thotë besim të drejtësia, dhe një operacion i guximshëm për autorët e vrasjes dhe kjo do të konsiderohet si operacioni më i vështirë, por më i suksesshmi në drejtësi”, tha Çupi.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin e zbardhur për vrasjen e Aleks Nikës në protestat e 21 janarit ka bërë përgjegjës shtetin shqiptar për vrasjen por edhe për moszbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorëve.

Dosja për vrasjen e Aleks Nikës po hetohet prej 2 vitesh nga prokuroria e Tiranës që nuk ka dalë ende në një përfundim për autorësinë e krimit. Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë./O.S

Të fundit

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike,...

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita...

Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po pësojnë ndryshime në drejtim, përbërje...

Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri. Në një intervistë për...

Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re...

Lajme të tjera

Web TV