Zbardhet axhenda e Samitit për Ukrainën në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

hqipëria mikpret të mërkurën e 28 Shkurtit samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”. Në këtë samit do të marrë pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili viziton për herë të parë Tiranën.

Kryeministria ka bërë të ditur këtë të martë axhendën e samitit të nesërm. Në orën 09:00 të mëngjesit, kryeministri Edi Rama do të presë Presidentin Zelensky në Kryeministri. Aty ata pritet të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe një takim bilateral mes dy delegacioneve.

Rreth orës 10:10 pritet firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Një orë më vonë, Rama do të presë liderët e Europës Juglindore në Pallatin e Kongreseve. Samiti është parashikuar të nisë rreth orës 11:30 dhe të përfundojë dy orë më vonë. Rreth orës 13:00 pritet që Rama dhe Zelensky të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ky samit ka si qëllim që në 2-vjetorin e sulmeve ruse në Ukrainë, t’i tregojë kësaj të fundit mbështetjen e të gjithë vendeve të Europës Juglindore.

Përfaqësuesi i Komisionit Europian që do të marrë pjesë në Samitin e 28 Shkurtit do të jetë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheyli, i cili do të drejtojë dhe Samitin e 29 Shkurtit po në Tiranë, ku do të diskutojë me liderët e Ballkanit Perëndimor për fondin e rritjes ekonomike që Brukseli ka vendosur në dispozicion të rajonit tonë për disa projekte./O.S

Të fundit

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit...

Një diktator përkrah njeriut më të fuqishëm në botë

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që ishin dje përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas gjashtë vitesh, pritej...

Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit. Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti...

Air Canada pezullon fluturimet pasi stafi i kabinës hyn në grevë

Asistentët e fluturimit të Air Canada hynë në grevë të shtunën në mëngjes, pasi negociatat midis sindikatës së stafit dhe linjës ajrore nuk arritën...

Maks Velon e lidhën duar e këmbë, e torturuan nëpër birucat e diktaturës

Nga Kujtim Çashku Maks Velo nuk është Henry Moore shqiptar, por Henry Moore kishte një jetë tjetër tek artisti shqiptar Maks Velo, veç asaj që jetoi...

Lajme të tjera

Web TV