1 vjetori i përplasjes së trenave në Greqi/Protestuesit bomba molotov në Athinë e Selanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këmbanat ranë 57 herë në të gjitha kishat e Greqisë në orën 10. 00 me orën lokale në përvjetorin e parë të përkujtimit të tragjedisë në Tempi ku një vit më parë u përplasën dy trena dhe humbën jetën 57 persona.

Përkujtimi i ngjarjes tragjike u shoqërua me protesta të dhunshme në të gjithë vendin. Njerëzit vërshuan në rrugë më pankarta të ndryshme, ku thuhej “ ky krim nuk do të harrohet”.

Në Athinë, grupe të rinjsh hodhën bomba molotov në oborrin e Parlamentit, në sheshin e Ushtarit të Panjohur dhe më pas u përleshën me policinë në afërsi të Universitetit dhe në zonën e Omonias. Mediat greke raportojnë se më pas një pjesë e të rinjve të mbuluar me kapuç janë zhvendosur në sheshin Exarchia, ku ngritën barrikada. Policia ka arrestuar 6 persona që u janë gjetur në çanta koktelj mototovi. Policia hodhi ujë për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë transporti publik, metrotë, hekurudhat, tramvaji por edhe shërbimi taksi janë përfshirë në grevë 24 orëshe në shenjë solidariteti. Punonjësit e hekurudhave kanë ritheksuar  kërkesat për rritjen e sigurisë në punë, për të shmangur tragjedi si ajo e një viti më parë në Tempi. Në grevë 24 orëshe është përfshirë edhe transporti detar në Pire dhe disa porte të tjera të Greqisë. /O.S

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV