Nesër, Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, zbardhet axhenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 29 Shkurt, do të zhvillohet në Tiranë Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Kryeministria ka bërë ndër të tjera edhe axhendën e këtij samiti që pritet të nisë rreth orës 09:45, ku do të mbajnë fjalimet hapëse kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Varhelyi.

Rreth një orë më vonë pritet të mbyllen punimet ku do të kryhet fotoja familjare. Në orën 12:00 është parashikuar firmosja e marrëveshjes, ndërsa në orën 12:30 do të ketë një konferencë për shtyp/O.S

Të fundit

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Nëna pranon krimin

“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë...

Lajme të tjera

Web TV