Berisha: Dy takimet në Tiranë nuk ishin samite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy samitet e mbajtura në Tiranë në dy ditët e fundit.

Berisha tha se të dyja takimet u quajtën samite, por pretendoi se nuk ishin të tilla.

Ai deklaroi se shqiptarët nuk duhet të ngatërrojnë gjeostrategjinë, lustrën propagandistike me realitetin e këtyre dy takimeve.

Sipas tij, samiti për Ukrainën do regjistrohet në histori si takimi në të cilin Aleksandër Vuçiç firmosi në Tiranë fitoren e tij.

“Dje dhe sot, dy takime, po quhen samite, po të tilla ç’është e vërteta nuk ishin, por takime ishin. Një takim rajonal për Ukrainën dhe një takim i Ballkanit Perëndimor për mekanizmin e rritjes rajonale.

PD ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm bashkëpunimin rajonal. Ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm ndër të parat Ukrainën, betejën e saj kundër agresionit barbar rus, betejën e saj për Europën, për mbarë popujt e lirë.

PD ka qenë dhe është promotor i proceseve integruese në Europë, në hapësirën euroatlantike dhe kjo ka qenë dhe mbetet shtyllë kryesore. Por uroj që asnjë shqiptar të mos ngatërrojë gjeostrategjinë, lustrën propagandistike me realitetin edhe të këtyre dy takimeve.

Edhe njëherë, takimi i vendeve të rajonit për Ukrainën do regjistrohet në histori si takimi në të cilin Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij.

Të dashur miq, për NATO-n, për BE-në, për vendet e lira në mbarë botën, Ballkani Perëndimor në raport me agresionin barbar rus paraqiste dy probleme serioze.

Së pari, respektimin e sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë. Presidenti Zelenski jashtë çdo dyshimi priste që ky samit të dilte me zotimin për të dënuar shkeljen e sanksioneve, për të respektuar sanksionet kundër agresionit rus. Por të gjithë ata që pritën një gjë të tillë, u zhgënjyen sepse padroni i Edi Ramës dhe argati i tij, Edi Rama, që janë të dy përfitues të kontrabandës ruse, bllokuan deklaratën.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 2025/ Berisha ultimatum të vetëve: Trefishoni votat e Diasporës

Dhe jo vetëm që nuk u dënua fakti që Serbia është shndërruar sot më shumë se kurrë në një Rusi të vogël, 15 herë në javë fluturon linja ruse në Beograd. Jo vetëm që nuk u tha një fjalë, por me heshtjen e plotë, Beogradi mori licencën për të vazhduar thyerjen e sanksioneve sikur ato të mos ishin, të mos përbënin një problem për NATO-n dhe BE-në.

Të dashur miq, cilido që njeh ABC-në e historisë, e di se dikur për Perandorinë Ruse, më vonë për perandorinë komuniste dhe sot për diktatorin e ri, nuk ka asnjë dyshim se dalja në Adriatik mbetet objektivi më kryesor. Dhe në këtë kontekst, destabilizimi i Ballkanit, në këtë kontekst baza e Nishit, në këtë kontekst infiltrimi në të gjitha anët e politikës dhe jetës në Serbi të rusëve. Por përsëri, për Putinin e vogël dhe argatin e tij në Tiranë, ndërhyrja ruse, influenca ruse nuk përbën një problem. Ndaj dhe deklarata nuk kishte asnjë fjalë”, theksoi ai.

Kujtojmë se dje u mbajt në Tiranë Samiti për Ukrainën, ndërsa sot Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes./E.T

Të fundit

Dronët e rinj rrisin fuqinë e Rusisë në Ukrainë

Nga Reid Standish REL Ndërsa forcat ruse shtuan përparimet e tyre në lindje të Ukrainës, ato u ndihmuan edhe nga një...

Vota e diasporës/ Publikohen shifrat: Mbi 10 mijë të regjistruar në më pak se 72 orë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë apel të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar...

Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA!

Avokati Spartak Ngjela bëri edhe një analizë të shkurtër të situatës zgjedhore në ‘Studio Live”, për votimet parlamentare të 11 Majit 2025. Duke vlerësuar gjendjen...

U qëllua për vdekje në autostradën Fier- Vlorë, identifikohet viktima

Kristian Marku është 30-vjecari i vrarë mbrëmjen e sotme në në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë. Sipas Policisë, i riu është qëlluar teksa...

Shqipëria pjesë e “Giro d’Italia 2025”, Rama s’kursen batutat

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në eventin e organizuar në Romë. Ai nuk i kurseu batutat me biznesmenin Urbano Cairo, presidentin e klubit të Torinos,...

Lajme të tjera

Web TV