Kanye West i kërkon publikisht Kim që të heqë fëmijët nga shkolla e VIP-ave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanye West ka vendosur t’i kërkojë publikisht ish-gruas së tij Kim Kardashian që të heqë nga shkolla e të famshmëve fëmijët e tyre.

“Kim, hiqi fëmijët nga “Sierra Canyon” tani. Ajo është një shkollë e rreme që përdoret nga sistemi”, shkroi ai në Instagram.
Në mbishkrim, e shtjelloi dhe më tej idenë duke shkruar: “Në këtë pikë të gjithë e dinë për çfarë përdoret si kod fjala ‘sistem’. Unë u largova nga im atë prej sistemit dhe po i njëjti sistem po më largon nga fëmijët e mi”.

Kim dhe Kanye, të divorcuar prej vitit 2021, kanë 4 fëmijë: North 10 vjeç, Saint 8 vjeç, Chicago 6 vjeç dhe Psalm 4 vjeç.

Që prej ndarjes së bujshme, çifti ka pasur shumë probleme e debate të shpeshta, edhe publike për kujdesin ndaj fëmijëve. Të katërt fëmijët e ndjekin prej kohësh shkollimin në “Sierra Canyon”, por pas saj kishin aktivitete jashtëshkollore në akademinë “Donda”, e krijuar nga Kanye West, që ishte një shkollë private kristiane. Kjo akademi u mbyll para pak kohësh.

Momentalisht, siç vetë reperi ka deklaruar, fëmijët janë 80% të kohës nën kujdesin prindëror të Kim Kardashian./E.Ç

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV