Strukturat informale/ 200 mijë lekë gjobë kush nuk deklaron numrin e pushuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dhomat e thjeshta deri tek vilat që akomodojnë pushues përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, do të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ndryshimet e propozuara në ligjin për Turizmin u prezantuan në Komisionin e Veprimtarisë nga zëvendësministrja Vilma Bello, e cila shtojë se synohet formalizimi i sektorit.

“Në projektligj synohet saktësimi dhe parashikimi i masave administrative për të gjitha veprimtaritë turistike. Rishikimi i këtij ligji ka ardhur si rezultat i evidentimit të një sërë problematikash, që janë operimi si struktura akomoduese në mënyrë informale i dhomave, apartamenteve, apo vilave, duke cenuar konkurrencën me subjektet formale por edhe cilësinë së shërbimit”, u shpreh Bello.

Pas regjistrimit këto struktura duhet të aplikojnë për të marrë certifikatën e kategorizimit, në të kundërt gjobiten nga 20 mijë lekë deri në 400 mijë lekë në varësi të numrit të dhomave. Zëvendësministrja e Turizmit, dha në komision shifra mbi numrin e strukturave që ushtrojnë aktivitetin në paligjshmëri.

“Ne e kemi një informacion të tillë, si struktura në total aktualisht janë 4556, nga të cilat në Tiranë janë 1294 dhe këto janë të paformalizuar. Nga të dhënat që vijnë nga AirBNB, janë 3000 apartamente të pa certifikuara dhe standardizuara. Ndërsa si struktura të kategorizuara janë 1500”, tha zëvendësministrja e Turizmit.

Në projektligj parashikohet edhe regjistrimi elektronik i klientëve me të dhënat mbi, netët e qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, me synim pasjen e një panorame të plotë mbi turizmin në vend. Kur të dhënat deklarohen të pasakta subjekti gjobitet me 100 mijë lekë, ndërsa gjoba është 150 mijë lekë kur nuk deklarohet numri i saktë i pushuesve.

Këto ndryshime pritet të ulin informalitetin në sektor, pasi nga 10.1 milionë të huaj që erdhën në vend, në strukturat akomoduese të regjistruara fjetën sipas shifrave vetëm 1.4 milionë të huaj.  Aktualisht ministria e Turizmit ka nisur diskutimet për strategjinë e re të turizmit deri në 2030, ku në fokus do të jetë turisti elitar dhe jo rritja e shifrave./E.T

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV