Fondi 6 miliardë euro, Bushati: Nuk mjafton, Ballkanit i duhen 7 dekada të arrijë Europën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paketën 6 miliardë euro të ndihmës të BE me synim rritjen ekonomike të rajonit, e shikon si jo të mjaftueshme për të ngushtuar hendekun ekonomik, mes vendeve tona dhe BE.

Muhamed Veliu: Shqipëria nga një vend pjesëmarrës në të shkuarën, tashmë organizon në Tiranë samite si ai për Ukrainën dhe tjetri mes vendeve të rajonit dhe BE. Çfarë do të thotë kjo për vendin tonë pse Tirana në organizimin e tyre?

Ditmir Bushati: Shqipëria ka demonstruar një qasje konsistente të esëllt për sa i përket mishërimit të vlerave Euro Atlantike, në politikën tonë të jashtme. Që nga anëtarësimi Shqipërisë në NATO, mund të themi se është vendi më me shumë eksperiencë në Ballkanin Perëndimor, në këtë organizatë. Dhe prania jonë në Këshillin e Sigurimit i ka dhënë një vlerë të shtuar ushtrimit të politikës së jashtme të Shqipërisë. Nga takimi që u zhvillua në Tiranë, u përçua mesazhi tek vendi që ka qenë më i qëndrueshmi, pavarësisht stuhive të gjeo-politikës në rajon.

Muhamed Veliu: Sa realiste ishte artikulimi i kërkesës për bashkë-prodhim armatimesh Shqipëri-Ukrainë nga presidenti Zelenskyy në Tiranë dhe si e patë deklaratën finale të samit e cila prodhoj komente të shumta?

Ditmir Bushati: Deklarata finale janë produkt kompromisi. Jo të njëjtat vende kanë të njëjtin lexim politik dhe gjeo-politik për atë që po ndodh në fqinjësinë lindore të Bashkimit Europian. Serbia për shembull një aleate e Rusisë në rajon nuk i është bashkëngjitur sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë. Mbron integritetin rajonal të Ukrainës në mënyrë perverse, duke e paralelizuar me ndërhyrjen e NATOS në Serbi para 25 vitesh. Investimi për mjedisin e sigurisë duhet të jetë një proces i përditshëm dhe duhet të ndërgjegjësohemi se nuk mjafton antarësia në NATO për ta marrë, sigurinë të mirëqenë.

Muhamed Veliu: Në samit BE-Ballkan Perëndimor edhe njëherë tjetër vendet e rajonit u angazhuan në përshpejtimin e reformave për të përfituar nga plani i rritjes së BE. Sa realiste janë këto angazhime?

Lexo edhe :  “Të jetë njeriu kaq i trashë”/ Evi Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: I sëmurë psiqik...

Ditmir Bushati: Plani rritjes së BE është një lajm i mirë në vetvete por nuk mjafton. Pse nuk mjafton? Sepse sipas parashikimeve të Bankës Botërore dhe BERZH-it do të duhen rreth shtatë dekada e gjysmë që të arrihet kjo konvergjencë mes nesh dhe mesatares së BE-s në qoftëse do të jetë ky ritëm. Me këtë plan raporti i pabarazisë mes nesh dhe BE-s nuk mundet në mënyrë thelbësore. Kryeministri me të drejtë i referohet faktit se nuk është çështje parash dhe në fakt paratë mungojnë. Ajo që kemi nevojë dhe mungon shumë në vendet e rajonit është mirëqeverisja, projekte të një karakteri rajonal dhe këtu kam parasysh vendet që janë pjesë e BE-s, Itali, Greqi, Sllovenin, Kroacisë, Rumaninë dhe Bullgarinë për të filluar e mësuar vendet tona me konceptin e një tregu më të madh  europian. Investimet që duhen në  teknologji dhe sidomos në ekonominë e gjelbër. Të gjitha vendet tona kanë probleme të thella të mirëqeverisjes dhe politikave të ekonomisë së jetës që kanë të bëjnë me edukimin, shëndetësinë, përkujdesjen sociale, me tkurrjen e tregut të punës. Të gjitha këto na kanë sjellë në një situatë ku kemi një kërcënim demografik. Pa u tejkaluar kjo nuk mund të flitet për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Muhamed Veliu: Si dhe sa mund të përfitojë Shqipëria nga paketa 6 miliard euro e BE-s?

Ditmir Bushati: Shqipëria ka mundësi për të përfituar nga kjo paketë duke adresuar në radhë të parë çështjen e mirëqeverisjes, korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe një model ekonomik social mbi të cilin bazohet Bashkimi Europian./O.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV