Këto pamje vijnë nga shpërthimi i fortë që ndodhi në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir.
Burime bëjnë me dije se vinçi ka qenë duke ngritur bombulat me oksigjen që po përdoreshin për saldim.
Në foto duket një bombul e varur në vinxhir. Dyshohet se vinçi po i mbante bombulat, ku në një moment ka rënë një nga bombulat dhe në kontakt me tokën ka shpërthyer.
Mesohet se kamioni ka qenë i pajisur me vinç dhe ka hasur në telat e korrentit. Për pasojë ka shpërthyer bombola e oksigjenit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe autoritete nga Prokuroria./e.t