Poloni/ Makina godet turmën, të paktën 15 të lënduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët polakë kanë raportuar një sulm të tmerrshëm me makinë në qendër të qytetit të Szczecin pranë kufirit perëndimor të Polonisë me shumë të plagosur.

Thuhet se ishin rreth 15 të plagosur disa prej të cilëve më rëndë, kur një makinë hyri mes kalimtarëve në qendrën e qytetit.

Mediat në qytetin veriperëndimor Szczecin, qendra e provincës Zachodniopomorskie thonin se operacionet e shpëtimit vijonin me urgjencë për të dërguar të plagosurit në spitale.

Ata shtonin se në ngjarjen e rëndë në sheshin Rodla, mes të plagosurve kishte dhe fëmijë.

Remiza.pl, faqja e zjarrfikësave polakë, shkruante se autori kishte tentuar fillimisht të largohej me automjetin e tij, por më pas ishte përplasur me një tjetër mjet dhe u ndalua nga anëtarë të publikut.

Pamjet nga vendngjarja tregonin mjete të shumta ndihme në vendin e aksidentit di dhe automjete të përplasura e bllokime të trafikut. Deputeti vendas Piotr Sobolewski, shkruante se incidenti kishte ndaluar trafikun në qytet.

Raportimet për ngjarjen tronditëse thonin se shoferi kishte goditur një grup njerëzish, duke lënë kalimtarët të shtrirë përtokë, teksa kishte vijuar rrugën. Zhvillime të tjera priten në orët në vijim./E.T

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV