Qytetarë e biznese pesimistë/ BSH: Rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me përjashtim të ndërtimit, të gjithë sektorët e tjerë janë pesimistë për të ardhmen. Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin e kaluar ka rënë me 2.6%. Referuar vrojtimit qytetarët janë pesimistë të situatës së tyre financiare, për mundësitë e punësimit dhe çmimet, ndaj kanë hequr dorë nga blerjet e mëdha.

“Një pjesë e mirë e produkteve pasi patën një rritje galopante të çmimeve gjatë dy viteve të fundit, nuk kanë pasur të njëjtën tendencë rënëse dhe kjo ndjehet edhe tek të ardhurat reale që qytetarët kanë që më shumë varen nga pensionet, pagat e ulëta dhe ndjehet në buxhetin e familjeve që mund të mos përballojnë dot shpenzimet mujore që ata kanë. Kështu ata vendosi të mos konsumojnë shumë që të kursejnë për të ardhmen”, shprehet eksperti Gjokutaj.

Besimi i bizneseve të tregtisë është ulur me 10%, i ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin. Ky sektor i goditur edhe prej zhvlerësimit të valutave që u ka tkurrur fitimet, thotë se pret rënie të kontratave, e për pasojë edhe ngadalësim të aktivitetit të tyre. Nga ana tjetër ata thonë se çmimet do të rriten.

Me 8.6% është tkurrur edhe besimi në sektorin e industrisë dhe me 2.2% në sektorin e shërbimeve po për të njëjtat arsye, por efekt negativ sipas këtyre sipërmarrjeve po jep mungesa e punonjësve, ulja e kërkesës për mallra si dhe reduktimi i prodhimit.

Për ekspertin e ekonomisë Eduart Gjokutaj kjo gjendje pesimizmi po shkaktohet prej informalitetit dhe rënies së valutave.

“Kjo besueshmëri e tyre vjen prej kërkesës dhe ofertës dhe mënyrës sesi sillet furnizimi karshi mallrave, i cili përtej asaj që shikohet, që ka një rënie të vlerës së monedhave kryesore me të cilat importohet, kjo nuk reflektohet dhe këto janë shqetësime të karakterit të brendshëm, janë probleme që lidhen sa me pjesën e informalitetit edhe me pjesën e tregut, të cilit i mungon ajo konkurrenca e duhur dhe me autoritetet rregullatore. Kjo jep atë lloj pasigurie, që reflektohet në një qasje që marrim masa duke për shkak të frikës së të ardhmes”, thotë Gjokutaj.

Lexo edhe :  Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia

I vetmi sektor optimist është ndërtimi, pasi besimi i ndërtuesve është rritur me 6.8% dhe kjo ka ardhur për shkak të shtimit të ndërtimeve në vend. Ata shprehen optimistë për punësimin dhe çmimet që sipas tyre do të jenë në rritje. Vetëm vitin e kaluar janë miratuar më shumë se 1600 leje ndërtimi, duke u rritur me 12% krahasuar me 2022-shin./O.S

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV