BSH: Forcimi i lekut “faktor kyç” në uljen e inflacionit edhe për këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcimi i lekut përballë valutave e kryesisht ndaj euros dhe dollarit pritet të ketë rol të rëndësishëm në reduktimin e inflacionit edhe për këtë vit, i cili pritet të zbresë në 3% brenda 2024-ës.

Banka e Shqipërisë gjykon se kursi aktual i këmbimit ku euro po këmbehet afër 104 lekë dhe dollari pranë 96 lekë do të vazhdojë në këto nivele përgjatë gjithë vitit, e që do të ketë ndikim pozitiv në ulje të mëtejshme të inflacionit.

Po ashtu në raportin e Politikës Monetare thuhet se pritshmëritë për ulje të inflacionit mbështeten tek reduktimi i kërkesës për mallra dhe balancimi i tregut të punës.

“Inflacioni pritet të vijojë të bjerë gjatë vitit 2024, duke pasqyruar pritjet për një ecuri më të balancuar midis kërkesës dhe ofertës në ekonomi, balancë e cila do të mundësojë një kontroll më të mirë mbi kostot e prodhimit dhe marzhet e fitimit. Paralelisht me të, rënia graduale e inflacionit në partnerët tanë tregtarë dhe ecuria e qëndrueshme e kursit të këmbimit pritet të reduktojnë më tej presionet e huaja inflacioniste”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Forcimi i lekut bën të mundur, që mallrat e importit të mos kushtojnë shumë në tregjet e vendit, për shkak se konvertimi i valutave në lekë ka qenë mbi 10% më i ulët vjet se në 2022.

Por nga ana tjetër, kursi i këmbimit është shkaku i tretë kryesor sipas Bankës së Shqipërisë që ka ndikuar në rënien e eksporteve.

“Rënia e eksportit të mallrave gjatë vitit 2023 u diktua nga një kombinim negativ faktorësh: ecurisë jo të mirë ekonomike të partnerit tonë kryesor tregtar, rënies së çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare, si dhe forcimit të kursit të këmbimit, i cili redukton më tej të ardhurat e eksportuesve të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit”, thuhet në raport.

Lexo edhe :  Kursimet, rikthehet rritja në valutë/ BSH: Në mars, rënie e lehtë e depozitave në lekë

Eksportet e mallrave përgjatë vitit 2023 u ulën me 9.5% dhe arritën në vlerën 440 miliardë lekë, po ashtu me 8.2% u ul edhe vlera e importeve, pasi bizneset vendase kanë blerë jashtë vendit produkte me vlerë 873 miliardë lekë./O.S

Të fundit

Veliaj: Pata sot mundësinë të tregoj në SPAK punën e bashkisë

Pasi u paraqit në SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në mbledhjen online të...

Protesta para bashkisë/ Veliaj: Janë stan me lepuj, kanë nostalgji Tiranën e 94-ës

Menjëherë pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Ai ironizoi grushtin e militantëve...

Dhunë e molotov para bashkisë, Frrok Çupi: Protesta bëhet për t’i rënë në sy Berishës

Dhunën dhe molotovin para Bashkisë së Tiranës, analisti Frrok Çupi e sheh si një provë gjenerale mes Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, për të...

Konfirmohet mungesa e parë, mbrojtësi bavarez nuk do të luajë ndaj Real Madridit

Vetëm disa orë na ndajnë para përballjes mes Bayern Munich dhe Real Madrid. Para asaj që njihet ndryshe si ‘klasikja e futbollit evropian’, Bayerni ka...

Emërohet drejtori i ri i NASA në Misisipi

John Bailey është emëruar drejtori i ri i NASA-s i Qendrës Hapësinore Stennis në Misisipi, katër muaj pasi ai filloi të shërbente në këtë...

Lajme të tjera

Web TV