Rama korr frytet e para nga “mbështetja” e Blinken!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

Ata që e interpretuan vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit si mbështetje ndaj qeverisë së Edi Ramës, e morën përgjigjen me paraqitjen e Damian Gjiknurit në ambientet e SPAK.

Takimi me drejtuesin e SPAK dhe kupolës së drejtësisë së re, në prezencën e kreut të qeverisë, ishte një mesazh i qartë për mbështetje të SHBA ndaj drejtësisë dhe një dritë jeshile për të hetuar këdo që është zhytur në afera korruptive, përfshi edhe kryeministrin apo kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Më së shumti një gjë e tillë u dha në tre mesazhet e tij të shpërndara gjatë dhe pas vizitës në Tiranë, ku, përveç fjalëve të kortezisë dhe të mirësjelljes diplomatike, si fokus qendror kishin ‘luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit’.

Kjo paraqitje e sotme e Gjiknurit, edhe pse e përfolur prej kohësh, është në vazhdën e goditjeve të SPAK-ut në katet e larta të politikës shqiptare.

Sigurisht që Gjiknuri nuk është as i pari as i fundit, mirëpo puna voluminoze dhe dosjet e mëdha mbi tavolinat e Prokurorisë së Posaçme, do të jenë ato që do të qartësojnë dy kampet politike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Meqenëse shumë pyesin në përditshmëri se ku është Amerika dhe pse ajo nuk ndërhyn, duhet thënë se ajo është këtu nëpërmjet SPAK dhe Reformës në Drejtësi dhe po e bën punën e vet.

Ata që akuzojnë Prokurorinë e Posaçme me shprehjet ‘nuk jemi Republikë Prokurorësh’ apo që fshihen nën petkun e sovranitetit, do të jenë në krahun e kundërt me ata që i japin mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Kështu që në zgjedhjet e ardhshme SHBA-të do të jenë sërish këtu nëpërmjet qartësisë që do kenë politikanët për të zgjedhur se në anën e kujt do të rreshtohen.

Lexo edhe :  Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nëse ndaj qeverisë do të vijojnë goditjet si kjo e sotmja ndaj Gjiknurit dhe ato që priten ndaj Veliajt për Inceneratorët dhe ndaj Edi Ramës për çështjen McGonigal, opozita shqiptare dhe veçanërisht Partia Demokratike do të duhet të dinë të shndërrohen në një forcë konkurruese dhe të fuqizohen në elektorat për të qenë të besueshëm dhe serioz, duke marrë atë që u është premtuar në shkallët e PD-së: festimin e fitores dhe partneritetin e sigurt.

Të fundit

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet...

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin ndaj Atletico Bilbaos, ku anglezët...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Lajme të tjera

Web TV