Kaos në Haiti/ Bandat sulmojmë burgjet, arratisen 4 mijë të dënuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Haitit shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 72-orëshe të dielën pasi bandat e armatosura sulmuan një burg të madh Port-au-Prince, duke çuar në vrasjen e të paktën 12 personave dhe arratisjen e rreth 4,000 të burgosurve.

Drejtuesit e bandave thonë se duan të detyrojnë dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henry, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Grupet që synojnë ta rrëzojnë atë kontrollojnë rreth 80% të Port-au-Prince.

Një deklaratë e qeverisë tha se dy burgje – një në kryeqytet dhe tjetri në Croix des Bouquets aty pranë – u sulmuan gjatë fundjavës.

Autoritetet njoftuan se aktet e “mosbindjes” ishin një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe se po vendosnin një shtetrrethim të menjëhershëm gjatë natës.

Në mesin e të arrestuarve në Port-au-Prince ishin anëtarë të bandës të akuzuar në lidhje me vrasjen e presidentit Jovenel Moise në vitin 2021.

Rritja e fundit e dhunës filloi të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin e një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia në Haiti./O.S

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV