Sam Asghari flet për divorcin nga Britney Spears: Kurrë nuk do të flas keq për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asghari e quan një “bekim” kohën e tij me yllin e popit, “ishte një bekim të isha në gjendje të ndaja jetën me dikë për një kohë të gjatë. Dhe njerëzit ndahen dhe njerëzit vazhdojnë”, thotë aktori, modeli dhe trajneri i fitnesit për People.

Asghari dhe Spears u martuan në shtëpinë e tyre në Thousand Oaks më 9 qershor 2022, por pak më shumë se një vit më vonë, Asghari paraqiti kërkesën për divorc, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”.

Lajmi për ndarjen e çiftit erdhi mes raporteve të shumta për probleme në martesën e tyre, duke përfshirë një zënkë dhe akuza për pabesi. Përpara se të dilte lajmi për divorcin, ata të dy u panë duke mos mbajtur unazat e tyre të martesës.

Megjithë dinamikën e diskutueshme të raportuar mes të dyve në kohën kur Asghari paraqiti kërkesën për divorc, ai tha për “People” se “kurrë” nuk do të flasë keq për Spears.

“Gjithmonë i kam urryer njerëzit që largohen nga një marrëdhënie e caktuar- pasi i thanë njëri-tjetrit se e duan dhe u ulën në të njëjtën tryezë – dhe kur ndahen flasin keq për njëri-tjetrin. Kjo është diçka që nuk do ta bëj kurrë sepse nuk pata asgjë tjetër veçse një përvojë dhe një jetë të mrekullueshme”, u shpreh ai./E.Ç

Të fundit

“Na jep lekë, motorin dhe orën!” Rrëmbehet për 5 orë djali i biznesmenit

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër...

Titulli kampion i Champions për femra i takon Arsenalit, rrëzohet nga “froni” Barcelona

Përpjekjet e ekipit të femrave të Barcelonës për të triumfuar për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, janë ndalur nga Arsenali. Ekipi i...

Dua Lipa i kërkoi 3,5 mln dollarë klubit të futbollit për një natë live!

Pas sigurimit të titullit të 25-të në Superligën turke, klubi i njohur Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për të kremtuar këtë arritje historike....

Trump pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë, jep dhuratën speciale

Familja shqiptare Xhaferi u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan, Donad Trump, në kuadër të një nisme të organizatës "Make a Wish...

Dështimi në Serie A, Asllani i motivuar: Të pushtojmë Europën!

Besimi ndaj tij erdhi në rritje sa më shumë afrohej fundi. Kristian Asllani ishte titullar për Interin, në ndeshjen përmbyllëse të Serisë A, atë...

Lajme të tjera

Web TV