Balla: Së shpejti, marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë një komunikimi për mediat ka paralajmëruar se së shpejti pritet të arrihet një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Balla tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Emiratet, duke shtuar se pas disa javësh do të zhvilloi një vizitë për të finalizuar një marrëveshje, që ku vend të mos jetë më një oaz shpëtimi për personat që kanë probleme me drejtësinë.

Prej kohësh, Duabi dhe vendet e tjera arabi janë kthyer në vendstrehim për kriminelët shqiptarë, të cilët vijojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm.

“Para disa muajsh edhe ju e besonit qe mund të identifikojmë  dhe ndalojmë persona edhe ne vendet ku nuk kemi marrëveshje ekstradimi.

Gjej rastin të falenderoj autoritetet e Emirateve të Bashkuara, lidhur me identifikimin dhe gjetjen e personave  që kërkohen nga drejtësia dhe gjej rastin të nënvizoj për publikun një përgjigje, që shpesh e bëjnë, se përse policia po merret me persona që nuk jetojnë në Shqipëri, apo janë në këtë vende përfshirë edhe Emiratet. Unë mendoj se llogaridhënia duhet të jetë e njëjtë.

Sa kohë që ka një vendim gjykate apo është në kërkim, detyra e policisë është ta gjejë dhe ta vendosë përpara drejtësisë.

Ne po punojmë me Emiratet për të vendosur një marrëveshje ekstradimi. Pas disa javësh do të jem në Emiratet e Bashkuara Arabe ,për të finalizuar një marrëveshje  që të na mundësonte që edhe ky vend të mos jetë më si një oaz shpëtimi për ata që kanë probleme me drejtësinë.”– tha Balla./O.S

Të fundit

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Lajme të tjera

Web TV