E qara na ndihmon që të humbim peshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person nxjerr mesatarisht rreth 624 litra lot gjatë gjithë jetës së tij, sipas shkencëtarëve. Por njerëzit shpesh preferojnë të ndrydhin emocionet e tyre dhe shpesh ndihen të turpëruar.

Emocionet mund të shihen si një mënyrë për të humbur peshën e tepërt dhe të gjitha ato litra lot, mund të bëhen të dobishëm. Të gjithë e dimë se jeta mund të na rezervojë momente të vështira për të gjetur një zgjidhje. Prandaj duam t’ju kujtojmë se ka gjithmonë dy anë të së njëjtës monedhë. Shkencëtarët shpjegojnë anën tjetër të lotëve.

Mund të duket e vështirë për t’u besuar se ju mund të humbni peshë thjesht duke shprehur emocionet tuaja. Shumë prej nesh kanë përjetuar momente trishtimi të thellë dhe madje edhe dëshpërimi, dhe e dimë se mund të bëhet një rreth vicioz: ju jeni të stresuar, hani më shumë dhe pas pak ditësh e kuptoni se xhinsat tuaja të preferuara janë shumë të ngushta, kështu që ju e fiksoni veten edhe më shumë dhe kështu me radhë. Kështu që pra, vetëm duke menduar se një situatë e tillë mund t’ju ndihmojë të humbni peshën duket qesharake.

E gjitha ka të bëjë me kortizolin

Është e vërtetë që kortizoli, një hormon që prodhohet nga trupi ynë në situata stresuese, lidhet me obezitetin, por është një karakteristikë e botës bashkëkohore.

Shumë prej nesh e dinë se ky hormon na ndihmon të luftojmë çdo gjë që është shqetësuese ose stresuese, duke na siguruar energji. Problemi është se, në ditët e sotme, njerëzit nuk përdorin energji fizike për të luftuar dhe mbijetuar, por ato po mbesin në zemërim dhe frustrim. Rrjedhimisht, në prani të stresit dhe emocioneve të forta negative, trupi ynë mendon se po përdor kalori për t’u marrë me situatën dhe se ne duhet të marrim më shumë.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se lotët emocionalë përmbajnë hormone: prolactin, leu-enkephalin dhe adrenocorticotropin (i quajtur edhe ACTH). Të gjitha këto hormone prodhohen kur jemi nën presion. Ajo që ndodh është se kur ne nuk i ndrydhim emocionet tona dhe qajmë, këto hormone lirohen dhe niveli i kortizolit tonë është zvogëluar. Si rezultat, trupi ynë merr sinjalin se ne nuk kemi më nevojë për kalori shtesë për të përballuar “emergjencën”./E.Ç

Të fundit

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së...

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage mbi emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe vijon në rrjetet sociale. Në një video të...

Lajme të tjera

Web TV