“Mos i konsumoni bashkë bukën dhe djathin”, nutricionisti tregon pse duhet shmangur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nutricionisti Ylli Gramatiku thotë se buka dhe djathi nuk duhen konsumuar së bashku pasi nuk treten në organizëm duke shkaktuar fryrje të barkut.

Nutricionisti shpjegoi se përbërja e këtyre dy ushqimeve, që jemi mësuar gjithë jetën t’i hamë të kombinuara me njëra-tjetrën, ka karbohidratet dhe proteinat që nuk treten së bashku.

“Buka dhe djathi nuk duhen konsumuar së bashku pasi karbohidratet dhe proteinat nuk treten së bashku. Kur ushqehesh me bukë dhe djathë dhe fillon fryhesh pas gjysmë ore, nuk do të thotë që je ngopur por je fryrë, kuptohet që organizmi s’e ka tretur”, tha nutricionisti.

Sipas eksperti ushqimor Abdyl Sinani të gjithë mund t’i përdorin këto ushqime bashkë nëse ua përballon organizmi ndërsa fryrja është një proces shkencor.

“Teori të reja dalin vazhdimisht, derisa organizmi jonë i përballon me sukses do t’i konsumojë. Fryrja është një proces shkencor; majatë natyrale e zbërthejnë sheqerin në gaz karbonik, ujë dhe nxehtësi”, tha eksperti /  S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV