Plas skandali me murgjit në Qipro/ Mbi 800 mijë euro në kasafortë dhe video seksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skandal i rëndë ka tronditur Qipron, ndërsa kanë nisur hetimet e thelluara për skandale financiare prej shumë mijëra eurosh si dhe sjellje skandaloze të murgjve në një manastir në rajonin e Tamasos.

Referuar mediave greke, mësohet se hetimi është shtrirë në disa ngjarje skandaloze që përfshijnë nga përgjimi dhe regjistrimi me video i besimtarëve, e deri te aktet seksuale mes murgjve.

Rasti ka të bëjë me Manastirin e Shenjtë të Shën Avvakumit në Fterikoudi dhe tashmë është duke u hetuar si nga autoritetet ashtu edhe nga Mitropolia e Shenjtë e Tamasos.

Ndërkohë flitet për gjetjen e një kasaforte me rreth 800 mijë euro dhe për ekzistencën e një apartamenti në Pire dhe një në Limasol, që dyshohet se i përkasin dy anëtarëve të manastirit. Po ashtu, po shqyrtohet nëse paratë vijnë nga donacionet e besimtarëve, të cilët kanë kontribuar për manastirin./O.S

Të fundit

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë...

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në bashkëpunim me...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Lajme të tjera

Web TV