Uji i ngrohtë me limon përpara gjumit/ Rastet kur nuk duhet pirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët i përshkruajnë agrumet, veçanërisht limonët, si një “thesar” për shëndetitn.

Limonët kanë efekt antioksidues, antiinflamator, mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit, mbrojnë zemrën, trurin dhe sistemin nervor. Dhe duke qenë të pasur me përbërje organike si flavonoidet dhe alkaloidet, ato mund të ofrojnë përfitime të tjera për shëndetin.

Në bazë të të dhënave të AgroWeb.org, ju rendisim më poshtë benefitet dhe magësitë e konsumit të ujit të nxehtë me limon përpara gjumit.

Përfitimet e konsumit të ujit të nxehtë me limon para gjumit

Kur jeta ju jep limonë, shtrydhni ato në ujë dhe konsumojini gjatë natës. Uji me limon mund të ndihmojë në trajtimin e gurëve në veshka.

Frutat agrume, si limoni, mund të rrisin nivelet e citratit në urinën tuaj, e cila ndihmon trupin të luftojë gurët në veshka. Plus, shoqërimi i tij me ujë gjithashtu ndihmon për t’i nxjerrë ato jashtë trupit. Uji me limon mund të konsumohet në çdo orë të ditës, por konsumi i tij para gjumit mund të shtojë rezultatet pozitive, sepse trupi është në qetësi.

Limonët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të vitaminës C, që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Mangësitë e konsumit të ujit të nxehtë me limon para gjumit

Edhe pse uji i nxehtë me limon para gjumit mund të ofrojë shumë përfitime, mund të ketë efekte negative te disa njerëz. Duke qenë se limonët përmbajnë mbi pesë lloje acidi, ai mund t’ju dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Prandaj këshillohet që të lani dhëmbët menjëherë, për të mbrojtur smaltin nga acidet e dëmshme.

Aciditeti i lartë te limonët mund të jetë po ashtu i dëmshëm nëse vuani nga urthi ose keni probleme me stomakun. Në këtë rast këshillohet që ta konsumoni këtë pije gjatë mëngjesit.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

Konsumi i ujit me limon përpara gjumit mund të shtojë nevojën për të urinuar gjatë natës. Gjë e cila mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. Edhe pse ekzistojnë teori të ndryshme se kur duhet të pini ujë, nuk ka asnjë provë shkencore që e vërteton këtë.

Pra, thjesht konsumoni sa më shumë ujë që të mundeni, kur të mundeni. Dhe nëse keni probleme me urinimin gjatë natës, mos e konsumoni para se të flini.

Sasia që duhet të konsumoni?

Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend është që të qëndroni të hidratuar. Pra, nuk ka një sasi specifike që duhet të konsumoni në ditë dhe as ndonjë kufi. Megjithatë ekspertët këshillojnë të konsumoni më tepër ujë të thjeshtë. Të qëndrosh i hidratuar është shumë e rëndësishme që organizmi juaj të funksionojë në mënyrën e duhur./AgroWeb.org/  S.M

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV