Zot, ndihmona të dallojmë interesin publik nga “xhepi” i klikimeve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dhjetëra lajmet e ditës mbi “dhunën” e “shtetit” ndaj shpinës së kërrusur të shqiptarëve, që po u ndalohet të jetojnë me dinjitet në tokë të vet, po i ndajnë nga fëmijët për së gjalli, po u marrin shtëpi e prona pa gjyqe, po u kërcënojnë jetën me gjyqe, po u shkurtojnë ditët e perëndisë me ndotje të lartë, ushqime të pakontrolluara dhe shëndetësi copë e çmim të lartë, po i varfërojnë e telendisin publikisht si maskarenj, që nuk meritojnë më shumë, po u marrin peng jetët e po u tradhtojnë besimin, po i përçudnojnë në çdo formë gjersa t’u shtrembërohet shtylla kurrizore me breza dhe e gjitha nën shikimin e dëshminë personale të secilit.

Pra në këtë habitat “pjellor” revolte publike e personale, media zgjodhi të merret me dy video personale, pak sekondëshe, të një konflikti, që askush nuk di të thotë qe shkak a pasojë, të një raporti ish-bashkëshortësh brenda katër mureve, të një situate nisur vite para videos, në rrethana krejt të paqarta të videos, për çështje, që as nuk preken në videon e bërë nga dikush, për qëllim të paditur, për një jetë të vetën, që e dinë veç protagonistët.

Ka 100 kamera “Big Brother”, në çdo skutë bashkëjetese, 24 orë “live” i përgjuar, qysh nga nisja e jetës së përbashkët, me mundësi sqarimi përmbi çdo fjalë, akt e veprim të dokumentuar dhe nuk ia del dot publiku të bjerë dakord se kush ka të drejtë e kush gabim.

Me dy video disa sekondëshe, marrë s’dihet kur, në ç’pjesë të konfliktit, pa kontekst, pa njohje rrethanash para e pas, të një familjeje, që nuk ia njohim as hallet, as huqet, me pamje që turp i madh kush i “shkarkoi” në media si kocka për “ujqit” e uritur të rrjetit, kemi marrë përsipër të bëjmë gjyqin e plotë, duke ndarë pretenca e verdikte si gjykata ambulante.

Zot ndihmona të mbledhim mendjen, të shkoqisim hallin tonë nga dallavaret e të tjerëve, të ndajmë grurin e jetës sonë nga kashta e dramave të të tjerëve, të mbajmë hundën tonë jashtë punës së të tjerëve, të dallojmë “show”-n nga jeta reale, telenovelën nga skena e përditshmërisë lodhëse, të ruajmë energji për çfarë na duhet e bën mirë, të mos mbushim egon tonë me fatkeqësitë e tjetrit dhe mos zbrazim qetësinë tonë me xhelozinë ndaj tjetrit, të dallojmë interesin publik nga “xhepi” i klikimeve dhe të mësojmë të meritojmë jetën që ndërtojmë e jo mbijetesën, që na imponojnë.

Lexo edhe :  50 mijë shqiptarët që janë lënë jashtë 11 majit

Kaq vend jemi, kaq njerëz kemi mbetur. Ia morëm erzin sho-shoqit.

/O.S

Të fundit

GJKKO dënon me burg të përjetshëm Fran Marashin,akuzohet për “Masakrën e Urës Vajgurore”

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë, Fran Marashin, i akuzuar për masakrën e Urës Vajgurore ku u...

Shkencëtarët zbulojnë “Super-Tokën”, një planet 20 vite dritë larg

Shkencëtarët duke kërkuar për planetë që mund të mbështesin jetën dhe kanë zbuluar një që ata besojnë se ka ujë dhe është jashtëzakonisht i...

Tiranë, gjendet i pajetë në banesë 23-vjeçari nga Laknasi

Një 23-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Kamëz. Policia thotë se 23-vjeçari dyshohet të jetë vetëvarur. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e...

Bie tregu i aksioneve në SHBA/ Shkak, tarifat e reja të administratës Trump

Tregu i aksioneve në SHBA ra të hënën, duke u ndikuar nga shqetësimet për ndikimin e tarifave në rritjen e ekonomisë. Presidenti Trump shmangu komentet...

“Vini këtu me çanta superluksi e këpucë “Antonio Vietri”/ Berisha ‘skanon’ zonjat e PS-së

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se përfaqësuesit e saj kanë abuzuar me fondet publike, ndërsa qytetarët janë lënë...

Lajme të tjera

Web TV