Të ditur që nuk dinë të mendojnë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Irena Beqiraj

Besoj, çdo njëri nga ne mund të ketë njohur njerëz jashtëzakonisht të ditur dhe jashtëzakonisht racionalë, por që shpeshherë mund të jenë shfaqur indiferent ndaj të vërtetës, në mohimin e gabimeve të tyre, paragjykues, arrogantë, apo lehtësisht të dekurajueshëm, frikacakë, shpërfillës, narcisistë dhe të prirur ndaj çdo lloj teprimi, duke treguar kështu se nuk janë në gjendje të mendojnë.

Pak njerëz e dinë se çfarë do të thotë të mendosh. Sepse, shpesh aftësia për të menduar ngatërrohet me aftësitë njohëse ose me diturinë. Ndërsa sipas Tom Chatfield, autor i librit “Si të mendosh”, përtej aftësive njohëse arti i të menduarit kërkon zotërimin e  kuriozitetit si vyrtyt qëndror intelektual. Kurioziteti nënkupton njëfarë përulësie, pasi ai është një mënyrë e të pranuarit se ka diçka që nuk e di apo nuk e kupton.

Kurioziteti nënkupton mendje të hapur, dëshirë për vetpërmirësim, dhe është arma mbrojtëse më e mirë ndaj anëshmërisë. Për më tej, thelbi i ndryshimit midis aftësive njohëse edhe artit të të menduarit formëson ndryshimin midis arsimimit dhe edukimit. Ndërsa arsimohemi kur mësojmë si të përdorim faktet, logjikën, mjetet sasiore etj, përsosim qartësinë tonë analitike, edukohemi kur mësojmë si të mendojmë, aftësi që e fitojmë vetëm kur përvetësojmë virtyte intelektuale edhe morale.

A duhet të besojmë se profesorët e universitetit janë të trajnuar për t’u mësuar studentëve guximin, përulësinë, dashurinë për të vërtetën, apo ndonjë virtyt tjetër që nevojitet për të menduar? Nëse jo profesorët e universiteteve, atëherë kush? Prindërit, mësuesit e shkollave fillore e të mesme? Apo media? Në shekullin e Inteligjencës Artificiale, rrezikojmë “të përmbytemi nga “të diturit” që nuk dinë si  të mendojnë. Ndaj para cdo prindi a mësuesi të çfarëdo niveli qoftë, nga ai parashkollor deri tek ai universitar, ka vetem një sfidë: të dimë të edukojmë, jo thjesht të përpiqemi të arsimojmë

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV