Video/ Roboti, i prek të pasmet gazetares gjatë intervistës live!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë ekziston frika se inteligjenca artificiale (AI) do të na marrë punët , apo edhe për t’i dhënë fund njerëzimit të gjithë së bashku.

Tani një robot është filmuar me sa duket duke prekur të pasmet e një gruaje në Arabinë Saudite.

Video prej shtatë sekondash është marrë në DeepFest në Riad – një ngjarje e cilësuar si ‘vend takimi kryesor për ekosistemin global të inteligjencës artificiale’.

Gjatë ekspozitës, gazetarja Raëya Kassem u pa duke folur përpara robotit të AI, të quajtur Mohammad, Ndërkohë që ajo fliste, roboti u pa duke i afruar dorën tek të pasmet, ndërkohë që gazetarja u zmbraps menjëherë.

Mohammad, i zhvilluar nga AI Saudite dhe firma robotike QSS, përshkruhet si ‘mrekullia më e fundit në robotikë’. I veshur me një veshje tradicionale, duke përfshirë një keffiyeh të kuqe, Mohammad u prezantua para turmës në arabisht.

QSS konfirmoi për Metro.co.uk se Mohammad është ‘plotësisht autonom’ dhe po vepronte ‘në mënyrë të pavarur pa kontroll të drejtpërdrejtë njerëzor’.

Disa argumentuan se ndoshta roboti po përpiqej të inkurajonte zonjën Kassem të bënte një hap përpara, në vend të ndonjë gjëje më të keqe.

Mohammad është projektuar pjesërisht për të kryer detyra në kushte të rrezikshme, duke përmirësuar sigurinë dhe duke reduktuar rrezikun për njerëzit.

 

/O.S

Të fundit

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh. Burime...

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, raportohet për të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sındırgı-t në provincën Balıkesir të Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar dëme materiale dhe...

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë...

Lajme të tjera

Web TV