Zbardhen detaje nga mbledhja e kabinetit qeveritar/Ja cilat bashki kanë më shumë borxhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri Arbjon Mazniku prezantoi raportin e bashkive të vendit, sipas informacioneve të përcjella nga korrespodenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani.

Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga 12 miliardë lekë në 4.8 miliard lekë, theksoi ministri, ndërsa shtoi se Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe, sipas raportit.

“Për sa i përket burimeve njerëzore, është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë. Sa i përket anës financiare, bashkitë janë futur në site,  kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë. Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian. Sa i përket të ardhurave vendore, në 2023 u rritën me 271% krahasuar me 2015, nga 13 miliardë në 31 miliardë. Sa i përket shpenzimeve vendore 102 % më të larta se në 2015. Borxhet e bashkive të vogla, janë të varura në masën 85 % nga grantet dhe transfertat e qeverisë. Bashkitë më të mëdha e kanë të balancuar këtë raport në 55%.

Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga 12 miliard në 4.8 miliard lekë. Borxhet e bashkive janë 4.8 mld lekë, 60% më pak se në 2015, Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe.

14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki (me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%”, mësohet të ketë thënë ministri Mazniku gjatë mbledhjes/O.S

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV