5 femrat më të fuqishme të Zodiakut: Të forta, të guximshme dhe dinë se çfarë duan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ato janë të fuqishme dhe nuk kanë frikë pothuajse asgjë. Nuk kanë frikë të jenë vetëm, kanë një shpirt luftarak të admirueshëm dhe janë frymëzim për shumëkënd.

Këto janë 5 femrat më të fuqishme në Zodiak:

Demi

Femrat e lindura nën shenjën e Demit janë kokëforta, të pavarura dhe e dinë se çfarë duan. Ato nuk kanë frikë nga askush dhe janë shumë të palëkundura kur duan të marrin ose arrijnë diçka. Ato ia dalin mirë në situata të vështira dhe kanë mësuar të përballojnë mirë problemet pa ndihmën e askujt gjatë gjithë jetës.

Luani

Pjesëtaret e kësaj shenje janë të patrembur, të fortë dhe shumë ekstroverte. Ato nuk kanë frikë të rrezikojnë sepse duan të përjetojnë të gjitha uljet dhe ngritjet në jetë. Ato e dinë se nuk ka ngritje pa ulje. Luaneshat kanë një aftësi të veçantë për të zgjidhur çdo problem.

Virgjëresha

Ato janë të forta, të guximshme dhe nuk lejojnë askënd të ndikojë në rritjen e tyre ose t’i pengojë të arrijnë ëndrrat e tyre të jetës. Virgjëreshat janë gati të sakrifikojnë vetëm për të arritur atë që duan. Shpirti i tyre i palëkundur shërben si frymëzim për të gjithë.

Shigjetari

Femrat e lindura nën këtë shenjë janë optimiste, argëtuese dhe emocionuese. I përballojnë mirë situatat e vështira sepse kanë vullnet të fortë. Gjithashtu, ato kanë aftësinë për të parë pozitiven edhe në situatat më negative. Nuk duan të lënë energjinë negative të ndikojë në mënyrën e tyre të të menduarit.

Bricjapi

Pjesëtaret e kësaj shenje janë të forta dhe me vetëbesim, ato kanë qëndrim paksa komandues që i bën njerëzit t’i marrin më seriozisht. Ato janë autoritative dhe të pavarura. Nuk kanë nevojë për mbështetjen e askujt për të kaluar jetën. Përveç kësaj, posedojnë aftësi të shkëlqyera drejtuese./   S.M

Të fundit

Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO jep 100 orë punë publike ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin lidhur me ankimimin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj. Ky i fundit ankimoi vendimin e GJKKO-së...

“Bashkëpunove me Milosheviçin”/ Balla se kursen Berishën, ‘ia plas në sy’ skandalet

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk...

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i...

Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUNT

Mjekja anesteziste-reanimatore pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, QSUNT, Nertila Kodra është ndarë nga jeta. Mjekja nuk ka mundur dot ta fitojë dot betejën me...

 Grand Prix i parë automobilistik në histori, garat që u zhvilluan në Francë

26 dhe 27 qershor 1906 Më 26 dhe 27 qershor 1906, u mbajt Grand Prix de l’Automobile Club de France, i njohur ndryshe si Grand...

Lajme të tjera

Web TV