Shpërthen në flakë makina në Koplik, zbardhen dyshimet e para

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në aksin rrugor “Rrapsh-Hot” në Koplik.

Parapraksiht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:05, në aksin rrugor “Rrapsh-Hot”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur një automjet. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale./O.S