Sot Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot festohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë. Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone.

Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardha dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Tashmë edhe Tirana ka vite që organizon aktivitet të shumta për këtë ditë si: koncerte, panaire dhe aktivitete të tjera.

Legjenda e Ditës së Verës

Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite. Më parë festohej në Elbasan, tani është bërë festë kombëtare./kb

Të fundit

Topalli për votën e emigrantëve: Po manipulohet procesi në Greqi, SPAK të bëjë hetim

‘Thembra e Akilit’ e votimit nga jashtë, për opozitën mbetet Greqia ku kërkohet një audit të votave dhe hetim...

Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të...

PS mbyll fushatën më 9 maj, në të njëjtën orë me PD

Partia Socialiste do të mbyllë fushatën të premten më 9 maj, në orën 19:00. Nësohet se takimi do të zhvillohet në Parkun Olimpik. Në të njëjtën...

“Vrasja është porositur nga Dubai”,detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve, Renato Hoxhaj dyshohet të ketë...

Dy të rinj të zhdukur prej 1 jave, gruaja alarmon policinë e Tiranës: U nisën për Sarandë

Në policinë e Tiranës është denoncuar zhdukja e dy të rinjve, një vajze dhe një djali, nga ana e një 47-vjeçareje. Mësohet se dy të...

Lajme të tjera

Web TV