15 mars 1875/ Faik Konica, propagandues i çështjes kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 15 mars të vitit 1875 u lind në Konicë, Faik bej Konica, propagandues i çështjes kombëtare, studjues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar.

Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Noli dhe Lamja i vogël (Sejfulla Maleshova) nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim.

Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike. Në këtë turp morën pjesë edhe shkrimtarët e kritikët letrarë, të cilët kurrë nuk do të kenë forcë, përmes kritereve estetike, ta zhvendosin nga maja e kulturës shqiptare. Atje është i përgjithmonshëm. I veçanti– Faik Konica.

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Lexo edhe :  PROFIL/ Kush ishte Margarita Xhepa, aktorja që u bë ikonë e kinemasë

Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike./kb

Të fundit

Jo vetëm votën, Berisha iu kërkon emigrantëve edhe para: Kemi nevojë për ndihmë nga ju

Zbulonhet e-mail-i i Partisë Demokratike për votuesit në diasporë. Në e-mail, PD bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë...

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Pasiguria qe ka mberthyer boten per shkak te krizave te shumta te sigurise ne rajone te ndryshme si edhe vendimi i administrates Trump per...

“Arkitekti” i tarifave të Trump,kush është Peter Navarro dhe pse po e sulmon ai Elon Musk

Peter Navarro, ekonomisti 75-vjeçar, i cili konsiderohet formuesi kryesor i linjës së ashpër të SHBA-së në tregti, është rikthyer në krah të Donald Trump...

“Do numërojmë një për një shufrat”/ Gjermanët të “trembur” për arin e ruajtur në Nju-Jork

Gjermania zotëron një nga rezervat më të mëdha të arit në botë, me rreth 1.236 ton, me vlerë mbi 113 miliardë euro. Një pjesë...

Pesë shenjat e horoskopit që nisin një kapitull të artë në jetën e tyre

Nga data 7 prill pesë shenja të horoskopit kanë nisur një kapitull të artë në jetën e tyre, sipas astrologëve. Këto shenja do të kenë...

Lajme të tjera

Web TV