Borrell bën paralajmërimin e fortë: Humbja e Ukrainës në luftë demton…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një humbje e Ukrainës ndaj Rusisë do të dëmtonte besueshmërinë e Uashingtonit si një garantues i sigurisë, ka paralajmëruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, gjatë një vizite në SHBA.

Borrell foli për shtypin pas takimit me zyrtarë të lartë të SHBA, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken. Ai theksoi se Ukraina ka nevojë shumë për ndihmë shtesë, e cila aktualisht është e bllokuar në Kongresin e SHBA.

“Muajt ??e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Shumë analistë presin një ofensivë të madhe ruse këtë verë dhe Ukraina nuk mund të presë deri në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA”, tha kryediplomati spanjoll.

Një fitore ruse në konflikt “do të ketë pasoja të mëdha për Amerikën dhe për sistemin e aleancave të ndërtuara rreth SHBA-së dhe Evropës”, ??shtoi ai. Nëse kjo ndodh, “asnjë vend nuk mund të ishte më i sigurt” se Uashingtoni do të “vinte në ndihmë” aleatëve që mund të sulmohen./O.S

Të fundit

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6...

Rama replikon me Farage: Gabove me shifrat/Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Replikat në distancë mes kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës dhe politikanit britanik Nigel Farage, mesa duket nuk kanë për të ndaluar. Ka qenë kryeministri...

Leibniz, kur një gjeni i Evropës i ktheu sytë nga shqipja

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të qetë të vitit 1646, ndërsa Evropa ende shëronte plagët e luftërave fetare dhe mendimi shkencor po përpiqej të...

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në...

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajme të tjera

Web TV