Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, ja çfarë u gjet në makinën e djegur

Katër kallashnikovë janë gjetur në mjetin  e djegur “Land Rover” që dyshohet se është e autorëve që ekzekutuan pasditen e sotme Gentian Bejtjan, në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës.

Makina e djegur u gjet në fshatin Hasan, gati 5 km larg banesës ku dhe ndodhi ekzekutimi./O.S