“Kam një vit pa u larë”/ Sistemohet 18-vjeçari i paralizuar dhe i braktisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda. Grigor Buda, gjyshi i 18-vjeçarit Nino Buda, që është i paralizuar, kërkoi ndihmë për nipin e tij të braktisur nga prindërit. Grigori tha se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja, janë të vjetër e nuk e ngrenë dot.

18-vjeçari merr 250 mijë lekë Kemp dhe 150 mijë lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregoi se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush.

E ëma e djalit tha se i biri duhet të shkojë në një qendër rezidenciale, pasi ajo vetë nuk mund ta mbajë.

Ne u interesuam në Shërbimin social dhe mundëm të sistemojmë Ninon në qendrën rezidenciale të zhvillimit Durrës. Drejtoresha Mimoza Xhengo e mirëpret Ninon duke e prezantuar edhe me qendrën.

Veç kësaj, shumë klinika dentare janë ofruar në “Stop”, duke marrë përsipër dhëmbët e Ninos, ndërsa Fatjon Zhllima, me banim në Londër do i sjellë për një vit 100 paund në muaj./O.S

Të fundit

Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Teksa vijojnë punimet kreu i...

“Më provokoi”/ Boksieri shqiptar tregon sherrin me djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për Top Channel se...

Habit zyrtarja e PD/ Për lirinë e medias e ka fajin Yuri Kim!

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë një reagim të çuditshëm në rrjetet sociale, duke e lidhur gjendjen e lirisë së...

Ministri izraelit i Financave: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera Ajo që po indinjon botën, masakra e dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është pikërisht ajo që po...

Toka pjellore e Pilincëve!

Nga Lavdrim Lita Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte prej kohësh, Ismail Arsim, djali...

Lajme të tjera

Web TV