Martesa e princit me vajzën e Ibrahim Rugovës? Reagon kunata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kunata e Teuta Rugovës, stilistja Blerina Kllokoqi-Rugova, bashkëshortja e djalit të presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka reaguar lidhur me deklaratën e Murat Bashës, ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror. Basha deklaroi së fundmi se kanë ekzistuar plane për të gjetur një partnere për Princ Lekën dhe Teuta qe menduar si një kandidate e mundshme. Murat Basha, në emisionin “Top Story”, tha se sipas traditave dhe rregullores së Mbretërisë Shqiptare, u konsiderua si e arsyeshme që Princ Leka të martohej me Teutën. Ai shpjegoi se nga rrethi i ngushtë i Mbretit Leka, u krijua një ‘projekt’ që synonte të planifikonte një të ardhme për princin me një vajzë shqiptare, por që nuk jetonte në Shqipëri, dhe Teuta dukej si një zgjedhje e përsosur.

Megjithatë, pasi mësuan se Princi Leka ishte në një marrëdhënie, kjo ide nuk u materializua. “Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, rrëfeu Basha.

Në një intervistë për emisionin “Gjesi”, Blerina Kllokoqi-Rugova u shpreh se ishte hera e parë që dëgjonte për këtë çështje dhe është e habitur nga kjo ide. Sipas saj, Teuta ishte shumë e re në atë kohë që po flitet për këtë propozim. “Nuk kam dëgjuar kurrë për këtë lajm. Teuta ka qenë shumë e re atëherë, por Teutën të gjithë e duan,” tha Blerina. Kështu, ngjarja që rrethohet nga mistere, shton një dimension tjetër në historinë e pasur të Oborrit Mbretëror dhe të familjes Rugova./E.Ç

Të fundit

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Autoritetet bëjnë të ditur se...

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

Zgjimi im kulturor:  nga Deborah Linton Në një ditë tetori më të ngrohtë se zakonisht, në vitin 2023, arrita herët – përpara radhëve – në Southbank...

Lajme të tjera

Web TV