E vetmja gjë që shkëlqen në këtë marrëveshje është Gazment Bardhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Të gjithë ata opozitarë që shpresonin tek “revolucioni” tani duhet të shpresojnë tek Gazment Bardhi. Vendosmëria e tij për të rikthyer normalitetin në Kuvend dhe për t’u hequr nga duart revolucionarëve bombat tymuese dhe bilbilat, funksionoi, duke kuruar plagën më të rëndë të Berishës, mospërfilljen nga kundërshtari dhe bashkësia ndërkombëtare.

Gazment Bardhi nuk është se arriti ta bëjë Berishën faktor, por e bëri të ndjehet i tillë. Dhe kjo nuk është pak për një njeri në hall si Berisha. Pas kësaj, ai i dha të drejtë Bardhit të normalizojë situatën në Kuvend.

Marrëveshja për ngritjen e dy komisioneve hetimore është thjesht një justifikim qesharak, pasi dosja e sterilizimit sot ka kaluar në gjykatë, pas një hetimit të thelluar nga SPAK dhe nuk pritet që një komision hetimor parlamentar, që e kanë mendjen tek kamera e jo tek letrat, të gjejë diçka të re.

Sa i përket Komisionit të sistemit TIMS, ajo është çështje dhe më banale, por e vlefshme për të justifikuar objektivin për kthimin në normalitet të Kuvendit dhe krijimin e ndjesisë për Berishën sikur është respektuar.

E vetmja gjë që shkëlqen në këtë marrëveshje është Gazment Bardhi. Ai praktikisht arriti ta përdorë këtë proces për t’u evidentuar si figura kryesore e opozitarëve të Berishës, duke i bërë fillimisht të ndjehen të bashkuar e më pas që Berisha të ndjehet i përfillur.

Për këtë arsye ai ka tanimë të drejtën të jetë figura kryesore e tyre, derisa Berisha pranoi të shkëmbejë në gjithë këtë proces, përfilljen e tij, me lidershipin e Bardhit.

Se si do ta mbajë më tej këtë lidership është për t’u parë, por është e sigurtë se dhe ata që bënin si “ithtarë” të revolucionit ndjehen të lehtësuar, se së paku u ka dhënë shansin të mos turpëroheshin, në një revolucion pa revolucionarë.

Lexo edhe :  Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Brenda një muaji ai arriti ta ndryshojë opozitën, duke i ndryshuar asaj mjetet politike, rrugën, dhe mbi të gjitha duke i krijuar ndjesinë se me të janë më mirë dhe më me shpreseëëë, se sa ishin me Berishën një muaj më parë.

Dhe janë vërtet më mirë. Përveç atyre që kanë dezhurnin tek rrugica./   S.M

Të fundit

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u...

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi...

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Lajme të tjera

Web TV