Gafa e pafalshme, Madonna i kërkon fanses në karrocë të ngrihet në këmbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Madonna sigurohet që në çdo koncert të marrë vëmendje qoftë edhe me një veprim të vogël, por kjo e fundit mund të quhet një nga gafat më të pafalshme që ajo ka bërë ndonjëherë dhe rrjeti nuk ka hezituar ta “kryqëzojë”. Në një koncert që ajo ka mbajtur në fillim të këtij muaji ajo i ka kërkuar një fanseje që ishte në karrocë të çohej në këmbë.

“Çfarë po bën ulur atje? Çfarë jeni duke bërë ulur?,”-tha ajo, përpara se të shkonte në anën e skenës për të parë nga afër fansen që mesa duket e kishte mërzitur këngëtaren. Pasi iu afrua, Madonna 65-vjeçare më pas e kuptoi gabimin e saj dhe kërkoi menjëherë falje.

“Oh në rregull. Politikisht jokorrekte. Më vjen keq për këtë. Më vjen mirë që je këtu,”-tha ajo dhe e la me aq komentin e saj. Por jo interneti. Klipi – i cili është parë më shumë se 2 milionë herë – ka ngjallur shumë reagime në rrjet. Por ishte sërish fansja e saj, ajo që mbrojti.

“Disa njerëz janë në karrige me rrota dhe mund të ngrihen në këmbë – ajo nuk e kishte idenë se isha e paralizuar,“- tha Vanessa Gorman, e cila nuk mund të ecë më që nga një aksident automobilistik që i ka ndodhur në vitin 1999. Po ashtu, shtoi se kishte besim që Madonna nuk e kishte me të keq komentin që i bëri, ndaj edhe kërkoi më shumë paqe në komente.

 

/O.S

Të fundit

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, orët e para...

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se raporti...

Lajme të tjera

Web TV