Rreth 80% e të rinjve janë gati të largohen nga puna për shkak të atmosferës toksike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Djegia”, një gjendje shëndetësore e lidhur me stresin kronik në punë, është gjithnjë e më e zakonshme tek punonjësit.

Në fakt, sipas një sondazhi të Institutit Shëndetësor McKinsey me 30,000 punëtorë në 30 vende, 22 për qind e punëtorëve në mbarë botën kanë simptoma të “djegies”.

Shkaqet kryesore të “djegies” janë konfliktet ndërpersonale, mungesa e qartësisë në lidhje me detyrat, përgjegjësitë dhe qëllimet, si dhe presioni në lidhje me kohën dhe ngarkesën e punës.

Këta faktorë mund të çojnë në konfuzion, stres dhe produktivitet të ulët.

Nga pikëpamja demografike, punonjësit në kompanitë më të vogla që nuk kanë pozita drejtuese dhe punëtorët më të rinj duket se janë më të rrezikuar nga “djegia”.

Rreth 50 për qind e punonjësve të Gen Z dhe Millennial ndjehen të stresuar në punë shumicën e kohës dhe rreth 80 për qind do të ishin të gatshëm të largoheshin për shkak të një kulture toksike të kompanisë.

Një mjedis pozitiv i punës është treguar të jetë një faktor kyç në përmirësimin e mirëqenies së punonjësve. Ky mjedis i lejon ata të ndihen më mirë dhe të jenë më inovativë dhe efikasë në punë.

Një klimë pozitive në kompani shoqërohet me atraktivitet dhe kënaqësi më të madhe, si dhe me performancë të lartë./E.Ç

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV