18 Mars 1871/ Komuna e Parisit, eksperimenti i parë i një qeverisjeje komuniste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuna e Parisit, është qeveria popullore socialiste revolucionare e punëtorëve, e themeluar nga qytetarët e Parisit në kryeqytetin francez. Revolucioni shpërtheu më 18 mars 1871, pas disfatës së ushtrisë franceze kundër asaj prusiane në Sedan, pas një rrethimi disa-mujor.

Izolimi shkaktoi uri dhe vuajtje mes banorëve. Nga pakënaqësia, u formuan grupe, shoqata dhe gazeta politike radikale kryesisht të majta. Kur Parisi u pushtua nga gjermanët, grupet socialiste u përpoqën dy herë të përmbysim qeverinë e përkohshme. Gjatë luftës, kryeqyteti u zhvendos nga Parisi në Bordo.

Por kur lufta përfundoi me disfatë, qeveria nuk pranoi të rikthehej në Paris, dhe u zhvendos në Versajë. Mëngjesin e 18 marsit, qeveria e stacionuar në Versajë dërgoi forca ushtarake në Paris për të mbledhur topat dhe armatimet rezervë. Detashmenti ishte ende duke mbledhur municionet kur parisienët dolën nëpër rrugë, dhe shumë shpejt ushtarët e panë veten të rrethuar.

Në kaosin që pasoi, ushtarët kaluan në anën e kryengritësve, që tani kontrollonin qytetin, dhe shpallën një qeveri e re të quajtur Komuna e Parisit, e cila zgjati nga 18 marsi deri më 28 maj 1871. Shtatëdhjetë anëtarët e Komunës, i përkisnin rrymave të ndryshme politike. Shumica përbëhej nga jakobinët. Të tjerë ishin pasues të revolucionarit Louis-Auguste Blanqui, apo revolucionarë të pavarur dhe radikalë.

Pakica përbëhej nga ndjekës të Pierre-Joseph Proudhon, dhe anëtarë të degës franceze të Sindikatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Komuna nuk mundi ta zbatonte dot programin e saj socialist, dhe në fund eksperimenti komunist u shtyp me gjak. Mijëra njerëz u larguan jashtë vendit, rreth 20.000 Komunarë u ekzekutuan, dhe 7.500 u burgosën ose u internuan.

Kjo situatë zgjati deri në një amnisti të përgjithshme në vitet 1880, e cila i hapi rrugë lëvizjes proto–komuniste në Republikën e Tretë Franceze (1871-1940). Në pak javë të ekzistencës

Lexo edhe :  Mersin Mixha, nga 13-vjeçari i Luftës së Dytë te themeluesi i Aviacionit Shqiptar

së saj, Komuna propozoi masa në dobi të punëtorëve, dhe votoi për masa të tilla si ndarja e Kishës nga shteti, dhe shtetëzimi i fabrikave të braktisura nga sipërmarrësit.

Sidoqoftë, këto masa nuk hynë kurrë në fuqi, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve që lindën shumë shpejt në mesin e rrymave të ndryshme të Komunës, por mbi të gjitha për ndërhyrjen e ushtrisë së rregullt të urdhëruar nga Asambleja Kombëtare.

Kalendar

1848 – Revolucioni i Marsit:Në Berlin zhvillohet një përleshje e shkurtër me armë midis qytetarëve dhe ushtrisë, që shkakton vdekjen e rreth 300 njerëzve.

18 Mars 1913 – Mbreti Jorgo I i Greqisë, vritet në një atentat në qytetin e porsa çliruar të Selanikut.

18 Mars 1922 – Magjistratët britanikë në Indi, dënojnë Mahatma Gandin me 6 vjet burg për mosbindje.

18 Mars 1948 – Këshilltarët sovjetikë largohen nga Jugosllavia, shenja e parë e ndarjes Tito – Stalin.

18 Mars 1965 – Kozmonauti rus Aleksei Leonov, del nga anija e tij “Voskhod 2” për 12 minuta, duke u bërë personi i parë që ecën në hapësirë.

18 Mars 1989 – Në Egjipt, zbulohet një mumje 4.400 vjeçare në Piramidën e Keopsit.

18 Mars 1990 – Në Muzeun Isabella Stewart Gardner në Boston, ndodh vjedhja më e madhe e veprave të artit në histori:12 piktura me një vlerë prej mbi 300 milionë dollarë.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV