“Alarm” në Gjermani! AfD po mbush parlamentin me ekstremistë të djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas hulumtimit, partia populiste e djathtë, AfD mban si të punësuar më shumë se 100 persona që janë të lidhur me grupime me qëndrime armiqësore ndaj kushtetutës gjermane. Verifikimet e medias publike bavareze “Bayerischen Rundfunks”  tregojnë se më shumë, se gjysma e 78 deputetëve të AfD  punësojnë njerëz që janë kategorizuar si ekstremistë të djathtë. Kjo ka ngjallur shqetësim mes deputetëve dhe punonjësve të Bundestagut. Në një zyrë të një godine të tij është varur madje edhe tabela me emrin e Frank Pasemann, që kanë qenë deputet i partisë populiste të djathtë, AfD.

Ai u përjashtua në vitin 2020 nga partia dhe grupi parlamentar. Paseman u akuzua për sjellje që dëmtojnë partinë dhe qëndrime antisemitiste. Kështu Paseman nuk lejohej më zgjidhej për një pozicion të rëndësishëm, por me sa duket si punonjës po. Sipas radios publike gjermane BR, ai punon për deputetin e AfD-së, Jürgen Pohl. Paseman dhe Pohl nuk janë shprehur në lidhje me këto investigime.

Po sipas BR, AfD ka punësuar në parlament më shumë se 100 persona që kategorizohen nga Mbrojtja Kushtetuese si ekstremistë të djathtë. AfD e ka hedhur poshtë këtë raportim, dhe kryetarja e grupit parlamentar, Alice Ëeidel u shpreh këtë javë se, “kjo është kaq qesharake dhe aspak me gjasa.” Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, SPD, megjithatë do të verifikojë, nëse janë të nevojshme rregullore sigurie më të ashpra. Zëvendëspresidentja e Bundestagut, Katrin Göring-Eckardt foli për një rrezik për demokracinë parlamentare./O.S

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV