Njoftim për përdoruesit e Android/ Kujdes! Një hajdut i padukshëm gjendet në telefona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronarët e telefonave Android janë paralajmëruar për një hajdut të padukshëm që kërcënon llogaritë bankare të këtyre përdoruesve.

Ky aplikacion fshihet në telefonat e tyre, raporton “The Sun”.

“Malware Trojan Bankar”, i njohur si PixPirate ka qenë i fshehur në telefonat Android, duke shkaktuar humbje të parave te personat e prekur.

Ky aplikacion ka arritur të evitojë zbulimin duke mos shfaqur në ekranin e telefonit, duke e bërë të vështirë për pronarët e telefonave që të dallojnë prezencën e tij.
PixPirate ka qenë prezent kryesisht në bankat e Amerikës Latine dhe është zbuluar se përdor dy platforma për të vjedhur informacionin nga pajisjet.

Mashtrim i heshtur

PixPirate ka aftësi për të qenë në gjendje të hyjë në pajisjet në distancë, duke lejuar hakerat të kryejnë veprime të paautorizuara pa dijeninë e pronarit.

Pronarët e telefonave Android janë paralajmëruar që të jenë të kujdesshëm kur instalojnë aplikacione, duke shmangur kështu skedarët e paketës Android (APK) që mund të maskojnë malware-n. Megjithatë, zëdhënësi i Google njoftoi se asnjë aplikacion me këtë virus nuk gjendet në Google Play, dhe që përdoruesit e Android janë mbrojtur nga “Google Play Protect”, i cili mund të paralajmërojë ose të bllokojë aplikacionet që kanë sjellje të dyshimta./O.S

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV